“Zaev ti je në radhë, sepse Selën e vramë, ja ku është i shtrirë. Ti je në radhë dhe pastaj të tjerët. Në turmën e njerëzve shihej i shtrirë Sela i mbuluar në gjak dhe në atë moment menduam se me të
vërtetë është i vdekur”, theksoi kryeministri Zoran Zaev sot në gjykatë duke dëshmuar për 27 prillin,
informon INA.

Ai ka shpjeguar se ishin të kërcënuar se do të vriteshin dhe se për dy orë kanë përjetuar sulme fizike
dhe verbale.
“Ishim gjakosur nga sulmet dhe goditjet në kokë dhe në trup”, ka shpjeguar Zaev në gjykatën penale
në Shkup, ku dëshmoi për 27 prillin. Ai ka folur edhe për momentet e hyrjes së turmës në press
qendrën në Kuvend dhe fillimin e sulmeve të tmerrshme.
“Vriteni Zaevin, vritni deputetët, kapni tradhëtarët. Njëkohësisht ka pasur edhe sulme në kokë dhe
trup, ku unë kam gjashtë carje në kokë”, ka shpjeguar Zaev.(INA)

Loading...