Gjatë marrjes në pyetje të dëshmitarit, avokati Naser Raufi e pyeti nëse personi që e ka parë në fotografi me mjekër sikur cjapi për të cilin u tregua se është Almir Drpljaninin, me Agim Ismailoviçin që është në sallë, ai tha se bëhet fjalë për të njëjtin person, raporton SHENJA. Siç dihet Almir Drpljani është i dënuar për vrasjen e dy policëve dhe nuk ka të bëje aspak me rastin “Mostra”.

Mbrojtja reagoi duke pyetur në mënyrë shtesë se si mund ti ngatërrojë ata dy persona, dhe pastaj vazhdoi të ngatërrojë edhe më tepër fizikun e Agimit, duke përshkruar Almirin e duke menduar se po flet për Agimin.

Dëshmitari E1 i tha gjykatës gjithashtu se i ka parë trupat e pajetë të djemve të vrarë në Liqenin e Smillkovës por nuk i kujtohet se në sa ora.

Dëshmitari shpjegonte se gjoja i ka parë katër persona për katër ditë me radhë që e kanë kontrolluar terrenin, dhe kanë vrojtuar, dhe i identifikoi si Sami Luta, Fejzi Aziri dhe Agim Ismailoviç.

Avokatët, raporton SHENJA e pyetën dëshmitarin nëse ka parë edhe makina, e ai tha se e ka parë një golf me xhama të zi, dhe dy makina me ngjyrë blu dhe të bardhë ose ngjyrë hiri. Dëshmitari vazhdonte të insistojë se Sami Lutës i ka ofruar shkrepëse nga makina e tij për të ndezur cigaren. Por i pyetur se çfarë ka kërkuar në vendin e ngjarjes, katër ditë me radhë dhe si i ka vërejtur të akuzuarit se kanë qenë në Smillkovë, E1shi tha se andej ka kaluar për të shkuar në punë.

Ferikan Ijlazi Arifi /SHENJA/

Loading...