Situatë e tensionuar gjatë procesit gjyqësor për rastin “Titanik 3”, ku për shkelje zgjedhore të akuzuar janë Ejup Halimi dhe Ismet Gurri. Ky i fundit ka sulmuar verbalishtë dëshmitarin Veton Kiki i cili gjatë dëshmisë tha se ka qenë i detyruar të nënshkruaj procesverbalin pasi që ka qenë i kërcënuar në mënyrë indirekte, percjell Fakte. Pas kësaj Ismet Guri tentoi të konfrontohet me dëshmitarin duke iu drejtuar me tone të larta por u ndalua nga ana e gjykatëses, Olja Ristova. Kiki më tej duke treguar rrjedhën e ngjarjeve për zgjedhjet komunale të vitit 2013, si kryetar në një nga njësitë zgjedhore në Çair tha se Ismet Guri dhe Qani Toçi kanë korrigjuar materialin zgjedhor në momentin e dorëzimit në Këshillin Zgjedhor Komunal.
“Nuk e kam paraqitur askund rastin sepse kur më thanë të nënshkruaj unë pyeta pse duhet ta bëj unë këtë, më thanë se duhet ta bësh sepse jemi marrë vesh me VMRO-në dhe unë momentalisht ashtu veprova, sepse ajo ishte si një lloj kërcënimi indirect”- tha Veton Kiki, dëshmitar.
Ndërsa dëshmitari tjetër Muhamet Osmani i cili ishte në cilësinë e zëvendës anëtarit në Këshillin Zgjedhor Komunal Çair tha se procesi gjyqësor ka rrjedhur pa parregullsi të theksuara. Ndërkohë, Qani Toçi është dëshmitar kyç i Prokurorisë dhe do dëshmoj pas disa seancave. Në rastin gjyqësor Titanik 3 akuzohen Ejup Alimi dhe Ismet Guri për keqpërdorim të materialit zgjedhor në zgjedhjet komunale të vitit 2013./AlsatM

Loading...