Dëshmitari i parë i aksidentit të policëve: Shkova pas 2-3 minutave aty, por nuk pashë trupa (Video)

Kërkimet për dy policët e zhdukur pas aksidentit në magjistralen Kaçanik – Hani i Elezit kanë vazhduar edhe sot.

Dëshmitari i parë që ka shkuar në vendin e ngjarjes, menjëherë pas rrokullisjes së veturës, ka thënë për Klan Kosova, se aty nuk ka parë trupat e policëve, por vetëm pajisjet policisë.

Ky burrë ka thënë se kanë qenë 2-3 tre minuta derisa ka arritur të vetura e rënë në lumin Lepenc.

Për më tepër ndiqeni kronikën e gazetares Arbëresha Fazliu, që sot ka përcjell nga afër kërkimet që po bëhen për dy policët e zhdukur.

Loading...