Deskoska: Do të dëmshpërblehen sopotasit, ja çfarë thotë për Alil Demirin dhe Agim Ismailoviqin

Ministria e Drejtësisë do të dëmshpërblejë të dënuarit padrejtësisht në rastin Sopoti, siguron ministrja e Drejtësisë Renata Deskovska, raporton SHENJA.
E pyetur nëse ministria ka para të mjaftueshme për kompensimin e dëmit të sopotasve pasi bëhet fjalë për shumë të lartë që e kërkojnë për mbi 10 vitet e kaluara në burg. Ministrja tha se nëse ata nuk kanë para në buxhet, do nisin procedurë para Parlamentit për të marrë para nga buxheti qendror i shtetit.
Deskovska u ankua se prej se ka ardhur në ministri, vazhdimisht ka nënshkruar vendime dëmshpërblimi, shkaku i shkeljeve masive të të drejtave të njeriut dhe dënimeve pa bazë.
Lidhur me ekstradimin eventual të Alil Demirit dhe Afrim Ismailoviqit nga Kosova, ministrja tha se i kanë kërkuar Kosovës argument të saktë për refuzimin e parë për ekstradim dhe tani me kërkesën e re, janë shtuar edhe detajet e tjera mbi rigjykimin dhe provat e reja, si argumente për ti sjellë ata në Maqedoni, ku duhet të gjykohen për akuzat e vrasjes së pesëfishtë. /SHENJA/

Loading...