Një detonim i madh para 20 minutave është dëgjuar në lagjen Tophanë të Shkupit, konkretisht në oborret e shtëpive të personit Premtim Reka (27.05.1966) dhe Rexhep Shurdhani (10.01.1942). Me gjasë bomba është hedhur nga një veturë në lëvizje, ndërkohë që informatat e para flasin se nuk ka asnjë të lënduar. Ekipet e policisë dhe krim-teknikës tashmë po hetojnë vendin dhe mjetin shpërthyes, ndërkohë që në vendngjarje është edhe përfaqësuesi i prokurorisë publike. Ndryshe, afër vendit ku ka shpërthyer detonimi jeton edhe zëvendëskryeministri Musa Xhaferri.

Foto 2 Foto 3 Foto 1Foto 4

Loading...