Vrasja e trefishtë e cila ndodhi në Dibër ditë më parë, si duket po merr epilog!
Pas pistave të shumta që u hapën për autorin e vrasjes, natën e sotme dalin detaje të reja tronditëse!
Sapo ka mbaruar marrja në pyetje nga ana e gjyqtarit mbi tre të akuzuarit e fundit, të cilët janë të dyshuar për vrasjen makabre në Dibër.
E akuzuara kryesore në këtë vrasje është vajza e madhe e familjes Pocesta B.P, e cila një ditë para ndodhjes së krimit ka hyrë në Maqedoni dhe ditën e ndodhjes së krimit ka lëshuar kufirin e Maqedonisë, informacion ky i konfirmuar nga sistemi elektronik kufitar.
Bashkë me vajzën e madhe të familjes Pocesta B.P, dyshohet edhe për dy persona të tjerë të cilët kanë ndihmuar vrasjen, personi F.G nga Gostivari i cili për policinë është emër i njohur si person problematik ka qenë transportuesi i vajzës nga kufiri deri në Dibër. Personi tjetër i përfshirë si i dyshuar në vrasje është nipi i F.G, personi me iniciale V.K, i cili u arrestua dje nga policia dhe sot ka pranuar në sallë të gjyqit se ai i ka shitur vajzës së familjes Pocesta, B.P armën me të cilën është kryer krimi.
Sipas informacioneve jozyrtare aktualisht sapo ka mbaruar marrja në pyetje në Gjyqin Themelor në Dibër dhe është caktuar masa e paraburgimit 30 ditor./Pa Censurë

Loading...