Kronikë

Detajet/ Kthehet nga emigrimi, familjarët gjejnë të varur në litar të riu

litar

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në një fshat të Beratit, ku një i ri ka tentuar të vetëvritet. Burime zyrtare nga policia lokale raportuan se shtetasi me inicialet SH.D nga fshati Lumas është gjetur i varur.

Por falë ndërhyrjes së shpejtë të familjarëve të tij, është arritur që ai të shpëtohej në kohë. Fill pas ngjarjes, i riu është transportuar me urgjencë në spitalin e Beratit, ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. “I riu kishte pak kohë ishte kthyer nga Greqia, ku kishte qenë si emigrant, ndërkohë që jetonte në kushte të tejskajshme varfërie. Nga hetimet paraprake dyshohet se 32-vjeçari vuante nga depresioni.

Sakaq, policia ka marrë në pyetje familjarët e tij, ndërsa po punon për zbardhjen e plot të ngjarjes.

To Top