Në Kërçovë dhe rrethinë janë duke u dëgjuar detonime të shumta, por nuk ka nevojë për frikë sepse bëhet fjalë për minime në rrugën në ndërtim Kërçovë-Ohër, raporton “Lajm”.
Për këtë arsye, komunikacioni në rrugën A2 Kërçovë-Ohër sot do të ndërpritet 15 deri 20 minuta, ndërmjet orës 13:00 dhe 15:00.
Siç kumtoi LAMM, ndërprerja është për shkak të kryerjes së punëve në rrugë (minim) në pjesën ndërmjet Presekës dhe fshatit Vërbjan.

Loading...