Dhashtë Zoti Shqiptar, heronjtë nuk zgjohen nga varri…

NGA KALOSH ÇELIKU

Viçat e palëpi të sotshëm shqiptar me jargë në fytyrë (partive politike shqiptare), që na i polli Lopa e Larme Shterpë në grazhd, i kemi tek pragu Derës Madhe të Shtëpisë, presin në radhë pas dere për një post politik. Vend pune. Një torbë taxhi në grazhd. Edhe, me bollëk: shtyhen dhe zihen me bërryla vallai me vëlla, shiten me pare e pa pare tek “vëllezërit” e Njerkës. Babait dhe partive politike shqiptare.

Përmëkeq, shiten në “Bit-Pazar”: për një post politik, një torbë taxhi në grazhd, Qeveri dhe
institucionet e shtetit të “përbashkët”. Tenderë partiak e familjarë, apo për një manifestim kulturor –artistik” tradicional multietnik, përderisa kanë jetë në pushtet këto kalorës të arratisur në shtetin e “përbashkët” për ta dalldisur dhe shitur popullin shqiptar “sokaqeve”, rrëzë Kalasë Dardane. Juri “profesionale”, që e duartrokisin emërimin e partizanëve partiak, gjoja për t’i “rehabilituar” vlerat kulturore-artistike të popullir shqiptar para kamerave televizive?! “Burra” e Gra mejdani me nga dy shami lidhur për brezi pa fije “haberi” dhe bagazhi artistik nga kultura shqiptare, që nëse u thotë Nëna Parti për reklama propagandistike, për ta përurar veten dhe familjen e tyre “luftarake” me dy shami lidhur për brezi, “patriotët” e vonuar shqiptar e zbulojnë para
kamerave televizive dhe syve të botës, edhe: Flamurin kombëtar kuqezi dhe bustet e dëshmorëve të UÇK -ës nëpër katunde, në emisonet debative të televizioneve “pavarura kombëtare”, që e dhanë jetën për Liri. Edhe, atë: Ditën e vdekjes tyre në fushëbetejë?! Dhe, jo datëlindjen?!… Dhe, fotografohen si “heronjë” të vonuar shqiptar kuqezi pa fije turpi para kamerave televizive dhe syve të popullit shqiptar. Nën hije duke e lënë sot, edhe Skënderbeun, Ismail Qemal Vlorën me shokë. Heqin valle me dy shami lidhur për brezi, këndojnë këngë me çifteli duke e ngritur zërin për qielli dhe lexojnë pizi patetike – patriotike. Edhe, pse: ato burrat e vërtetë të luftës flejnë mes varreve, që sot fitoret e tyre i gëzojnë patriotët e vonuar të partive politike pa e shkrepur me vite as
edhe një fishek për Liri. Pak rëndësi ka në këtë shkrim publicistik, a është pas Portës Shqiptare Historike: “Kali Trojës”, apo “Kali Shemës” me hajmali për qafe e pasqyrë në ballë pa samar dhe shalë mbi shpinë, i dalldisur pas barit njomë të livadheve me tërfojë me një torbë taxhi përqafe në grazhd, ende pa samarë dhe shalë mbi shpinë mes arave dhe livadheve të Babait, dhe i arratisur edhe sot e kësaj dite pas posteve politike. Hë për hë, që lehtë në Ditën e Sotshme, mund t’ia ngarkosh një thes me krunde, arna mbi
shpinë “Kalit Shemës” Zajazit pa samarë e shalë e me pasqyrë në ballë. Edhe, hudhish një torbë taxhi me arna në grazhd para Shtëpisë. Thesin, arnë përmbi arnë mbi samarë. Veten ta shoh “Mbret” shqiptar nëpër “Bit-Pazar. Kalë me Shalë me Pasqyrë në ballë.
“Kali Shemës” Zajazit, tërbohet në Lëmë dhe qetë me të dyja këmbët e prapme shqelma:

Nuk e do samarin e as shalën mbi shpinë, ama e do Torbën me taxhi në grazhd, merr turr me të katra pas taxhisë të “shpëtimtarit” shqiptarëve. Krah për krahu në fushën e mejdanit livadheve me “vëllezërit” e Njerkës qafë për qafe nëpër “Bit-Pazar” të Shkupit Shqiptar. Politikanë të arratisur e dalldisur, “analistë’” politik, intelektualë, profesorë universitar me tituj shkencor të blerë me pak pare në Ish Jugosllavinë e Shokut Tito, Bullgari dhe Qafë – Thanë, që ende gërhasin në gjumë për Liri, nateditë i përdredhin bythët e shitura para kamerave televizive, që nga koha e Serbisë dhe Turqisë nëpër debate politike qeveritare: me këngë e valle nëpër “manifestime kulturore” multietnike patriotike dhe
familjare. Mesdite, ia kanë futur gjumit si në kohën e Sulltanit turk dhe Babait jugosllav të Haxhi Deputetit, ende pa Shtet Etnik Shqiptar. Rrezik, kur sot nuk kemi nevojë për përdredhjen e bythëve të tyre “sakate” me tru virusi ish
komunist në Facebook dhe Qeverinë e “vëllazërim-bashkimit” nëpër shekuj, si këshilltarë strategjik të “shpëtimtarit” të shqiptarëve në pushtet, duke valuar “flamurin” kombëtarë kuqezi qafëpërqafe me Diellin me rreze, çifteli e dajre para kamerave televizive dhe syve të Evropës. Botës përparimtare me “tallava” dhe pizi patriotike. Mjeranët “patriotë” shqiptar kuqezi, gjithë jetën e kaluan me valle, dhe çifteli. Lodra, cingana e dajre duke e vrarë “shkaun” në Parajsë me “tallava” dhe pizi patriotike, ende pa Shtet Shqiptar. Dasma familjare. Edhe pse, shqiptarët, me shekuj përpiqen të dalin nga Parajsa krah për krahu në Ferr. Nuk e do Zoti, as edhe Natyra. Gjakun duke e derdhur për Liri, aqsa nga gjaku i tyre i derdhur për Liri, sot u mbytë edhe “Kali Trojës” dhe “Kali i Shemës” Zajazit pa samarë e shalë mbi shpinë me të katra livadheve, pas Çuke.

Koha, është sot: Vallen popullore ta heqin shqiptarët me tru në kokë, nagëntin në brez. Mauzerrin krahut dhe struken e Babait varur pas dere me “kashikara – artistike” të serbit nëpër xhepa. Penën e Rilindasëve Shqiptar në dorë mes librave. Dhashtë Zoti Shqiptar, heronjtë nuk zgjohen nga varri…

Loading...