Dhjetëra të arrestuar në Kukës, familjarët: Të lirohen ose djegim Komisariatin! (Video)

Pas protestës së ditës së djeshme në rrugën e Kombit, ku protestuesit i vunë flakën kabinës ku bëhet pagesa për këtë rrugë, qindra forca policia kanë kryer operacione gjatë natës në Kukës, ku kanë arrestuar dhjetëra banorë.

Familjarët kanë rrethuar Komisariatin e Kukësit, duke shpjeguar se policia ka shkuar në mesnatë dhe duke terrorizuar ata, ka arrestuar familjarët e tyre.

“Kanë arrestuar vëllain pa qenë në protestë fare. Punojmë të dy në një kompani private. Arrestimi është bërë në orën 3 të mëngjesit. Nuk kanë përdorur asnjë rregull. Ishte arrestim i habitshëm.”, është shprehur njëri prej banorëve.

Ndërsa një tjetër, ka thënë se policia ka shkuar me maska dhe kanë arrestuar vëllain e tij, duke shtuar se ende nuk di se ku ia kanë çuar vëllain.

Loading...