Gjykata Apelit nesër do të vendosë mbi ankesën e Abdylfeta Alimit ndaj vendimit të Këshillit Penal për vazhdimin e masës së paraburgimit si i dyshuar për terrorizëm më 27 prill. Familja e Alimit i cili më 27 prill shpëtoi deputetin Ziadin Sela ka ofruar si garanci shtëpinë, njofton Alsat M.

Avokati i Alimit, Donço Nakov para trupit gjykues në Apel shpjegoi arsyet se pse Alimi duhet liruar nga paraburgimi. Sipas tij, ka dëshmi të mjaftueshme që tregojnë se Alimi është plotësisht i pafajshëm dhe se natën e 27 prillit ka mbrojtur deputetët.

“Më vjen turp të përsëris arsyet pse Abdylfeta Alimi duhet të lirohet nga paraburgimi. Nuk ka bazë motivi për terrorizëm dhe motivet politike kur bëhet fjalë për një shqiptar përball 5 mijë qytetarëve. Paradoksi qëndron në faktin se Prokuroria Publike e ka propozuar dëshmitar për rastin e Ziadin Selës, ku aty shfaqen video incizime të Alimit duke mbrojtur deputetët, ndërkohë Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion e ndjek për terrorizëm. Dy Prokurori demantohen mes vete. Kemi mbi 70 dëshmitarë që thonë se Alimi ishte në mbrojtje të deputetëve. Personat me vepra më të rënda janë liruar, Alimi qëndron në paraburgim. Çfarë arsyetimi është ai se nuk ka ofruar garanci të mjaftueshme. Sipas kësaj logjike, të gjithë të varfrit duhet burgosur në Maqedoni”, tha Donço Nakov, Avokat.

Loading...