Dhuna në Kuvend, Çento kthehet në paraburgim

Jane Çento nga Prilepi është pjesë e të pandehurve për 27 prillin e përgjakshëm, i kthyer në paraburgim në Shutkë. Policia e ndaloi atë me vendim të Gjykatës Penale pasi ky i fundit nuk ka respektuar arrestin shtëpiak. Nipi i kryetarit të parë të të KAÇKM-së, Metodija Andonov-Çento, kthehet në Shutkë pas një muaji e gjysmë të kaluar në shtëpi. Ai është kryetar i shoqatës “Pere Toshev”. Përndryshe, sipas aktakuzës së prokurorisë, Jane Çento më 24 prillin e përgjakshëm njoftohet se ka marrë një telefonatë nga i arratisuri Aleksandar Vasilevski-Ninxha dhe ka filluar mobilizimin e njerëzve për sulm të dhunshëm në Kuvend, për ku është ditur se ka sigurim të dobët. Para se ti lajmërohet Jane Çentos, ka folur me vëllain e tij Blagoja Vasilevski, i cili ishte në Vjenë si pjesë e sigurimit të ish-udhëheqësit të VMRO-DPMNE-së, Nikola Gruevski.
Më parë, javën e kaluar, Mitko Çavkov u kthye nga arresti shtëpiak në Shutkë. Sipas Gjykatës penale Shkupi 1, policia nuk e kishte gjetur atë në adresën e letërnjoftimit. Ai vetë në mënyrë arbitrare ka zgjedhur se ku do ta vuajë masën.
Përndryshe, nga burgu hetues i Shutkës konfirmuan se Çavkov tashmë nuk është në grevë urie, pasi u kthye në burg.
Javën e kaluar, prokuroria ngriti akuza kundër 30 personave për terrorizëm dhe rrezikimin e rendit kushtetues. Kërkoi që pesë ish nëpunës të lartë policie të jenë në paraburgim, ndërsa deputetët e VMRO-DPMNE-së të cilët i hapën dyert e Parlamentit janë në arrest shtëpiak. Disave u janë marrë pasaportat dhe janë të obliguar një herë në javë të paraqiten në gjykatë.
Aktakuza për dhunën e 27 prillit është me vlerësim të Gjykatës Penale dhe miratimi i vendimit nëse do të pranohet mund të zgjasë me muaj.

Loading...