Dhjetëra femra janë dhunuar seksualisht, disa prej tyre edhe janë vjedhur, pak pas përfundimit të festave të fishekzjarrëve në qendrën e qytetit gjerman Këln.

“Një krim i padëgjuar më parë, duke treguar dimenzione të reja të agresorëve,” tha mes tjerash shefi i policisë Wolfgang Albers, duke shtuar se agresorët kanë qenë “gjakftohtë dhe të dhunshëm.” Edhe kryetari i qytetit, Henriette Reker, ka thirrur mbledhje urgjente në këshillin e komunës, ndërsa raste të ngjashme të dhunimit seksual të femrave në grup janë regjistruar edhe në Hamburg, njoftojnë shumica e mediave prestigjioze gjermane.

Rreth njëmijë burra të alkoolizuar kanë dhunuar secilën femër që kanë parë pranë stacioneve të trenave urban. Deri tani rreth 80 femra paraqiten si të dhunuara seksualisht. Sipas dëshmitarëve okularë, për Der Spiegel kanë deklaruar se dhunuesit kanë qenë kryesisht nga vendet e Afrikës Veriore.

Grupe të ndryshme feministe kanë akuzuar ashpër rastin dhe policinë, që nuk parandaloi këtë dhunim masiv.

“Ku ishte policia? 143 forca policore duhet të kenë qenë në atë vend – dhe ata nuk kanë parë asgjë? Agresorët nuk kanë vjedhur vetëm mobilët e femrave, por edhe dinjitetin e tyre. Çfarë është kjo për lirinë dhe të drejtat e grave?,” pyesin të revoltuara feministet.

Policia akoma po punon për zbardhjen e rastit dhe kapjen e autorëve që duken të shumtë.

Loading...