Dhunuesit e Zijadin Selës kanë qarë si fëmijë në gjykatë kur dëgjuan dënimet (VIDEO)

Personat që rrahën deri në alivanosje kreun e ASH-së Zijadin Selën në Kuvend, sot janë parë duke qarë si fëmijë në momentin që u shqiptua dënimi i Gjykatës ndaj tyre.

Shtatë personat e akuzuar Kire Gjeorgjievski, Andrej Micov, Aleksandar Janevski, Nikollçe Dimitrievski, Kosta Dellov, Oliver Çapkovski, Nikolla Vojminovski për rastin e tentative vrasjen e deputetit Ziadin Sela, më 27 prill të vitit të kaluar në Kuvendin e Maqedonisë, janë dënuar së bashku me 82 vite burg efektiv.

Katër nga të akuzuarit janë dënuar me 10 vite dhe gjashtë muaj burg, ndërsa tre të akuzuar janë dënuar me 13 vite burg efektiv.

Gjykatësja tha se të akuzuarit kanë rrezikuar seriozisht jetën e të dëmtuarit Ziadin Sela dhe janë marrë parasysh të gjitha rrethanat.

Loading...