Dialogu dhe kriza

Nga Destan JONUZI

Mungesa e dialogut pushtet opozitë ende po përballet me vështirësi edhe krahas tentimeve të deritanishme për t’i afruar palët politike. Partitë politike, e veçanërisht VMRO-DPMNE nuk mori në konsideratë as thirrjet e faktorit ndërkombëtar, për proceset brendapolitike, ku shteti ftohet që të bëjë përpjekje plotësuese për konsensus, me qëllim që të arrihet sukses në Refrendumin e 30 shtatorit dhe të implementohet Marrëveshja e Prespës.

Nga ky këndëvështrim, dialogu politik është i patjetërsueshëm dhe për atë duhet të derdhin forcën e tyre si liderët e partive të shumicës parlamentare, opozitës, por jo vetëm edhe Presidenti i shtetit Gjorge Ivanov.

Nëse ka vullnet për dialog dhe nëse ai është qëllimmirë, nuk duhet të kushtëzohet ai. Me rëndësi për Maqedoninë dhe qytetarët e saj është se çfarë konsensusi do të arrihet në ato bisedime, pavarësisht asaj se në adresë të kujt mund të drejtohen kritikat për kompromisin e arritur.

Nëse partia e Mickoskit edhe kësaj herë do të refuzoi të jetë pjesë e lokomotivës që shkon drejt Brukselit, kjo do të jetë edhe një indicie se VMRO-DPMNE-së i mungon vullneti për dialog.

VMRO-DPMNE nuk duhet të çojë ndonjë inat në momemente kur shteti i nevojitet kohezion i brendshëm politik për një projekt kapital, anëtarsimin e vendit në aleancën më të fuqishme politiko-ushtarake në botë, NATO.

Është absurde që të vijmë në një situatë të inkuadrohet faktori ndërkombëtar, pasi që partitë politike në vend me këtë tregojnë se nuk janë të afta t’i zgjidhin vet problemet.

Në gjithë këtë “hallakam” politike përgjegjësi ka edhe Presidenti i shtetit, pasi që sipas rregullave ai duhet të jetë figura integrative në shtet, por në rast konkret ai nuk mund të luaj këtë rol pasi që zgjedhja e tij është e kontestuar nga LSDM-ja në pushtet dhe partitë politike shqiptare.

Loading...