Ejup Berisha
Kombet e Ballkanit në raport me politikën dhe politikanët janë përherë në gjumë shumë të thellë. Ani se gjatë tërë ditës janë me sy të hapur dhe në lëvizje të përhershme, në fakt sërish janë shumë të fjetur, sepse u fle shpirti. Pra njerëzit mund të jenë të zgjuar me sy të hapur, por prapë se prapë gjatë tërë kohës të jenë ne gjumë, e kjo ndodh siç thash nëse atyre ju fle shpirti. Pra kjo është tregues se njerëzit nuk flenë vetëm se kur i mbyllin sytë por atëherë kur atyre u fle shpirti. Kombet e Ballkanit tanimë një kohë të gjatë janë të trullosura e këtë gjendje atyre ua kanë shkaktuar politikanët e tyre. Pra këta me aromën e këndshme dhe joshëse të pushtetit, hiç pa djep, po i shijnë në gjumë të thellë qytetarët ndërsa këta të fundit nuk po ua prishin qejfin politikanëve sepse tërë kohës po flenë si qengja. Këta njerëz në fakt flenë por edhe lëvizin por këto lëvizje ata i bëjnë pa koncept, pa kontroll si dhe pa ide se si duhet të lëvizet dhe në çfarë drejtimi të shkohet. Pra kombet e Ballkanit gjatë lëvizjeve të tyre nuk e kanë pamjen e pastër të rrugëtimit që e bëjnë në ambientin politik sepse këtyre atë ua mjegullojnë politikanët. Kur jemi te gjumi pra kombet e Ballkanit janë të ndikuara nga qetësuesit shume efikas dhe efektiv të prodhuara nëpër laboratorët farmaceutike të politikës, ndërsa të tilla qetësues po prodhojnë jo vetëm se politikanët në pushtet por edhe ata në opozitë. Këto dy grupacione politikanësh që shtiren se janë në konflikt me njëri tjetrin në fakt nuk janë aspak të tilla pasi që të njëjtat janë shumë të afërta me njëra tjetrën sepse në ambientin politik ato i ndajnë të njëjtat interesa apo këto mes vete ndajnë shumë resurse, të mira materiale si dhe pasuri shoqërore. Pra këto forca politike i kanë gjetur recetat metodat dhe mënyrat shumë efikase të aktrimit karshi qytetarëve për ekzistimin e kinse të konflikteve reale mes tyre, por ky konflikt është fiktiv, i imagjinuar dhe joreal. Kjo është një tendencë që ato të bëjnë cfar të donë me qytetarët në bashkëpunim me njëra tjetrën me këtë rast duke i mbajtur tërë kohës në gjumë qytetarët. Prandaj politikanët e Ballkanit në pushtet dhe në opozitë bëjnë lloj-lloj makinacionesh me kombet e tyre dhe atë duke i arritur pa shumë vështirësi qëllimet e tyre .Ndërsa mbajtja e shpeshtë me medikamente i ka bërë jo vetëm se të varur njerëzit prej tyre por edhe i ka paralizuar këta edhe pse shumica janë të vetëdijshëm se kjo varshmëri është e dëmshme jo vetëm se për shëndetin por edhe për gjendjen e tyre psikike dhe intelektuale. Një njeri shume i afërt me mua, me emrin B.B nga fshati Sim i GV një ditë më pyeti se pse popujt e Ballkanit janë në gjumë kaq të thellë, e unë ju përgjigja nga se këtë atyre ua imponon Diazepam politika. Pra kombe të Ballkanit flini por ta dini se ato kombe që flenë vdesin ndërsa ato që rrinë zgjuar jetojnë sepse zhvillohen dhe përparojnë. Prandaj kombe të Ballkanit mos flini e mos vdisni por zgjohuni lëvizni pa ndërprere me qëllim që te zhvilloheni dhe përparoni. Është e qartë se politika përdor mjete apo medikamente shumë efikase për tu futur ne gjumë juve me gënjeshtra, intriga dhe manipulime, po ju e keni trurin i cili duhet të bëj luftë akoma më efikase me këto tendenca gjumëvënëse të politikanëve e tërë kjo për tua prishur efektin atyre. Prandaj rrini zgjuar e mos flini se me këtë politikanët nuk do ti lejoni që të bëjnë lloj lloj lojërash me ju dhe me jetët tuaja apo mos lejoni që këta të bëhen zot të fateve dhe lumturive tuaja por ketë bëjeni ju vetë sepse askush nuk ua do të mirën siç ia doni ju vetvetes. Ndërsa thuhet se kur macet flenë, minjtë kënaqen duke bërë lloj lloj ahengjesh dhe atë shumë të zhurmshme.

Loading...