Dibra në pritje të spektaklit “Duel në themel”

Në eventin “DUEL NE THEMEL-rikthimi” do të tregojnë vlerat e tyre sportive boksierë dhe kikboksier nga Shqipëria, Maqedonia,  Kosova, Serbia, Bosnjë Hercegovina, Turqia, Kroacia dhe Gjermania. Dy duelet kryesore të asaj mbremje janë, Gjetan Keta me Sllagjan  Janjanin si dhe dueli në kikboks Ferit Keta me turkun Fatih Mehmet Karakus, i cili 2 herë është shpallur kampion i botës. Gjithashtu nje tjeter duel interesant është boksierja gjermane, Cheyenne Charlotte Hanson, e cla i është bashkuar team Keta në Gjermani, dhe do të ndeshet kundër boksires nga Serbia, Branka Arambashiç.

Mikel Alliu, Roxhers Muslia, Benard Marashi, Kristian Caca dhe shume shqiptare të tjere nga diaspora. Sipas organizatorëve për të gjithë ato të cilët dëshirojnë të ndjekin këtë spektakël të madh sportiv çmimi do te jetë modest vetëm 10  euro, ndërsa VIP biletat do të shiten nga 20 euro.

Loading...