Digjen katër autobusë

Autobus

Në orët e hershme të mëngjesit në Mitrovicë ka ndodhur një ngjarje e pazakonshme. Janë djegur katër autobus të një kompanie

Përveç tjerash, ka marr lëndime edhe një person. Ai është djali i pronarit, i cili në 3 të mëngjesit ka shkuar në tentim për të fikur zjarrin, raporton lajmi.net

Burime të lajmi.net thonë se dikush përveç që ka vënë zjarrin edhe e ka lidhur rojën e kësaj kompanie, por një gjë të tillë nuk e konfirmon Policia.

Vetëm konfirmojnë se ka ndodhur rasti dhe thonë se pritet të bëhet ekspertiza.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti thotë se rasti është ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’.

“Në periferi të qytetit, janë djegur katër autobus të një kompanie që kanë qenë të parkuar në atë zonë. Nuk ka ende dyshime konkrete e as të dyshuar, po pritet ekspertiza që del sot dhe pastaj vazhdohet me hetimet”, tha ai për lajmi.net.

Ndryshe, bëhet fjalë për kompaninë “Boletini” që punojnë në relacionin Mitrovicë – Prishtinë dhe anasjelltas, e që verës kanë edhe udhëtime për në bregdet.

Burimet tregojnë që kohë më parë kjo kompani kishte mosmarrëveshje me disa kompani të tjera.

Loading...