Digjet një automobil në fshatin Shishevë

Disa autorë të panjohur sot në mëngjes në fshatin Shishevë kanë djegur një automobil të markës “BMV” në pronësi të S.T. nga Shisheva.

MPB-ja kumtoi se sot në mëngjes rreth orës 04:30 minuta në qendër të fshatit Shishevë, rajoni i Shkupit, është djegur automjeti i udhëtarëve “BMV” me targa Shkupit, pronësi e S.T. nga fshati Shishevë.

Sipas denoncimit, disa persona të panjohur me siguri kanë derdhur lëndë djegëse mbi automobilin dhe e kanë djegur pjesën e përparme, pas ka kanë ikur në drejtim të panjohur. Nga pronari i automjetit, zjarri është shuar.

Inspektim do të kryhet gjatë ditës, Merren masa për zbardhjen e rastit.

Loading...