Dijetari islam Kardavi me fjalë të mëdha për Erdoganin: Besimtarët e ndershëm dhe melekët janë me ty

Dijetari islam, Dr. Jusuf Kardavit, Kryetar i Unionit Botëror të Dijetarëve Muslimanë, me fjalë të mëdha për Presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, pas puçit që u organizuar nga ushtria rebele turke të enjten, transmeton TetovaSot

“Allahu është me Ty. Popujt arabë dhe muslimanë janë me Ty. Të gjithë liridashësit në botë janë me Ty. Ne dijetarët e Ummetit Islam në lindje dhe perëndim jemi me Ty. Xhibrili, meleku më i madh, besimtarët e ndershëm dhe melekët janë në përkrahjen Tënde”, ka shkruar dijetari Kardavi.

Ndryshe në grusht shtetin që u organizuar nga puçistët e ushtrisë turke, deri tani numri i të vdekurva ka shkuar në 300, kryesisht në Stamboll dhe Ankara në dy qytetet kryesore turke.

Sipas një zyrtari të lartë të policisë, mes tyre llogariten 41 oficerë policie, 2 ushtarë, 47 civilë dhe 104 persona të tjerë të cilësuar si puçistë, ndërsa të plagosurit janë mbi 1.400.

Gjatë ditës së djeshme janë arrestuar mbi 2.893 ushtarakë puçistë, me tyre 2 gjeneralë të lartë të Forcave të Armatosura.

Loading...