Dika: 100 ditë kaluan, Ligji për gjuhët nuk u miratua, LR PDSH-ja nuk e mbajti fjalën

Ish zëdhënësi i Rilindjes Demokratike Kombëtare (RDK-së) Artan Dika në rrjetin social ka rikujtuar liderin e LR-PDSH-së, tani Aleancës për Shqiptarët, Zijadin SElën, se kanë kaluar 100 ditë nga formimi i QEverisë dhe ligji pë gjuhë nuk u miratua, kurse LR-ja nuk e lëshoi Qeverinë.

Ja Statusi i plotë i Dikës:

100 ditë nga formimi i qeverisë kaluan. Ligji për gjuhët nuk u miratua. LR PDSH-ja nuk e mbajti fjalën për të dalë nga qeveria. LR nuk ka më. Ajo u bë ASH. ASH-ja si duket nuk e ka për borxh të mbajë premtimet e LR-së.
I thonë një fjale: ” kur ta japin copën e madhe të mishit haje, fjalën e madhe mos e thuaj.”

Loading...