Dikur i kishte 206 kilogramë, ndërsa sot femrat çmenden kur e shohin në rrugë

Richard Bryansk kishte shtuar në peshë (206), pas vdekjes së papritur të babait të tij në vitin 2005.

Ai ishte personi i parë që kishte gjetur trupin e pajetë të babait të tij, ndërsa për tu shëruar nga traumat i ishte kthyer ushqimit.

Ai ishte trashur aq shumë, sa që nuk ka mundur të ulet në karrigen e shkollës, transmeton Telegrafi.

“Babai im ka qenë plotësisht i verbër për shkak të diabetit, dhe të gjitha punët jam detyruar t’i kryej pa ndihmën e askujt. Në vitin e parë të shkollës së mesme, gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua, dhe një ditë duke u kthyer nga shkolla, pashë që para shtëpisë po qëndronte qeni ynë. Menjëherë e kuptova se diçka nuk është në rregull, dhe kur u futa brenda ai ishte rrëzuar në dysheme.

Pasi që ngjyra e trupit i kishte ndërruar, e kontrollova nëse po merrte frymë. Prej atij momenti fillova të ha pa kontroll për të mposhtur pikëllimin”, ka deklaruar Richard.

pp_1506247103-1245329

Loading...