Dilemë më nuk ka, Messi është më i miri i të gjitha kohërave: Argjentinasi theu edhe një rekord! (VIDEO)

Barcelona pas një përmbysje të madhe mposhti Real Sociedadin me rezultatin 4:2, ndërsa ylli argjentinas shënoi një gol spektakolar nga gjuajtja e lirë në minutën e 85-të.

Ishte goli i 366 i Messit në Primera! Kështu argjentinasi fantastik tejkaloi Gerd Mullerin në listën e përjetshme. Gjermani nga viti 1964 deri në vitin 1979 shënoi 365 gola për Bayernin e Munichut.
Ky rekord ka të bëj me numrin e golave të shënuar në kampionat në fanellën e një klubi nga pesë ligat më cilësore në Europë.

Messi në këtë sezon në Primera shënoi 17 gola dhe regjistroi tetë asiste në 19 ndeshje.

Barcelona është lider në tabelë. Ka nëntë pikë më shumë se Atletiko, që është në vendin e dytë dhe 19 pikë më shumë se Real Madridi, i cili për momentin është i katërti./lajm

Loading...