Dimitrov: Jam i bindur se referendumi do të ketë sukses

Jam i sigurt se referendumi do të ketë sukses, sepse ne gjithmonë zgjedhim me mençuri kur jemi në një udhëkryq të madh historik dhe mendoj se kjo do të ndodhë edhe këtë herë, këtë e tha sot Ministri për Punë të Jashtme, Nikolla Dimitrov në tavolinën e rrumbullakët me temën “E ardhmja euroatlantike për Maqedoninë”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Referendumi, siç theksoi ai, është legjitimitet politik në drejtimin në të cilin ne duhet të shkojmë.

“Vendosëm me guxim, sinqerisht dhe hapur t’i shikojmë në sy problemet. Arritëm që ta mbyllim në kontest çka na ka tërhequr tre dekada mbrapa dhe t’i hapi dyert drejt të ardhmes. Bëhet fjalë për stabilitetin dhe sigurinë tonë, për financimin më të mirë dhe për qasje të mjeteve më të mira për reforma që kemi përpara, ndërsa ato janë hapja e bisedimeve me BE. Zgjidhja është këtu, tek të gjithë ne si dhe qytetarët që të vendosim se a do të shkojmë përpara drejt të ardhmes dhe integrimeve ose do të shkojmë prapa drejt izolimit”, tha Dimitrov dhe shtoi se nuk ka alternativ tjetër për të shkuar përpara.

Ai gjithashtu tha se është e rëndësishme se çka kemi arritur me këtë kompromis ta mbrojmë atë çka është më rëndësishme, ndërsa ajo është identiteti dhe çështjet rreth identitetit.

Ministri i Punëve të Jashtme beson se OBRM-PDUKM duhet të ketë përgjegjësinë dhe qëndrim të ndershëm ndaj qytetarëve.

“Jo të gjithë qytetarët mund të vlerësojnë gjeopolitikisht dhe në çfarë gjendje është Ballkani dhe cilat janë komplikimet e mundshme nëse nuk kemi sukses dhe nëse kthehemi në dhomën e pritjes dhe çfarë do të bëhet me Maqedoninë në pesë apo dhjetë vjet nga tani”, tha Dimitrov.

Loading...