Shefi i diplomacisë maqedonase, Nikolla Dimitrov gjendet në Bruksel ku po merr pjesë në mbledhjen ministrore të NATO-s.

Ai do të ketë takim edhe me homologun e tij hungarez Sijatro, që do të jetë takim i parë të nivelit të lartë mes Shkupit dhe Budapestit pasi që Qeveria e Viktor Orban vendosi ti jep azil politik NIkolla Gruveskit, transmeton Zhurnal.

“Ne për fat të keq, edhe Jens Stoltenberg sekretari gjeneral i NATO-s, por në përgjithësi, të gjithë përfaqësuesit e shteteve, në sferën e marrdhënieve ndërkombëtare, nuk kemi shumë hapsira. Unë mendoj se ne duhet të vazhdojmë me gjitha mjetet juridike, politike të tentojmë të mbulojmë interesin tonë, ta kthejmë Gruevskin në sistemin e sundimit të së drejtës në Maqedoni”, tha mes tjerash Dimitrov në intervistën për “360 gradë”.

Loading...