Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, në kuadër të mbledhjes ministrore të vendeve të NATO-s në Bruksel, është takuar sot me grupin “Miqtë e Maqedonisë” në Parlamentin Evropian, të udhëhequr nga eurodeputeti Hans Van Balen. Dimitrov ka informuar eurodeputët për procesin e implementimit të Marrëveshjes së Prespës, si dhe për arritjet dhe hapat e planifikuara në fushën e reformave. “Ministri i Punëve të Jashtme, Dimitrov ka shfrytëzuar mundësinë që në takime të shpreh përkushtimin e fuqishëm të Republikës së Maqedonisë për sigurimin e përparimit në procesin eurointegrues dhe ka riafirmuar angazhimin e Qeverisë për zbatim të mëtutjeshëm të reformave prioritare”, theksohet në komunikatën e MPJ-së. /SHENJA/

Loading...