Dimitrov takon Papandreun: Vendet tona në të ardhmen mund të jenë aleate

Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, u takua ditën e sotme në Sunio me ish-kryeministrin grek dhe njëkohësisht lider i Lëvizjes Greke të Socialdemokratëve, Jorgos Papandreu.

“Takim inspirues me Papandreun për të ardhmen e dy vendeve tona, të cilat kanë mundësi historike që në të ardhmen të jenë aleatë të afërt. Historia është e rëndësishme. Por, ne kemi mund ta ndryshojmë vetëm të ardhmen”, ka shkruar Dimitrov në Twitter pas takimit me Papandreun.

Vizita e tij në Sunio vjen me ftesë të homologut të tij grek, Nikos Kotzias përpjesëmarrje në takimin e dytë të ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve Ballkanike dhe grupit të Vishegradit. /albeu.com/

Loading...