Ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov u takua sot në Bruksel me senatorin Chris Murphy, bashkëkryesues i Nënkomitetit për Evropën në Komitetin e Senatit për Punët e Jashtme, ku ka marrë pjesë edhe Susan Delbej të Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara.

“Dimitrov dhe Murphy shkëmbyen pikëpamjet mbi situatën aktuale në Republikën e Maqedonisë dhe rajonin, duke konfirmuar së bashku rëndësinë dhe nevojën për një integrim më të shpejtë Euro-Atlantik të Republikës së Maqedonisë”, thonë nga Ministria e Jashtme.

Dimitrov e njoftoi senatorin Murphy me arritjet në reformat në agjendën euro-atlantike, si dhe me zhvillimet aktuale në procesin e bisedimeve me Greqinë në tejkalimin e ndryshimit në mosmarrëveshjen e emrit.

“Republika e Maqedonisë është një punë e papërfunduar për NATO dhe në vitin 2018 ajo ofron një mundësi të shkëlqyer për të përfunduar vendosmërinë strategjike të shtetasve të Maqedonisë për anëtarësim të plotë në Aleancë. Ne po punojmë shumë për reformat sistematike në sistemin gjyqësor dhe të inteligjencës dhe për të intensifikuar angazhimin tonë të partneritetit në luftën kundër terrorizmit global dhe ekstremizmit dhe ndërtimin e paqes në Afganistan”, ka theksuar Dimitrov në takim.

Ministria e Jashtme thotë se pas qëndrimit në Bruksel, Senatori Murphy do të vizitojë Republikën e Maqedonisë dhe do të marrë pjesë në ngjarjet përkujtimore që shënojnë 75 vjetorin e dëbimit të hebrenjëve nga Maqedonia.

Loading...