Dimitrov thumbon Francën: Kush voton për Maqedoninë, i dërgoj domate të freskëta me postë!

Shefi i diplomacisë maqedonase, Nikolla Dimitrov, premtoi paketë me domate për të gjitha vendet që do ët përkrahin fillim të negociatave të Maqedonisë me Bashkimin Evropian, transmeton Gazeta Lajm.
“Domatja më e shijshme në botë! Kushdo që do e mbështesë fillimin e negociatave për qasjen e Maqedonisë me BE-në javën e ardhshme, premtojmë se do të ju dërgojmë paketë me domate të freskëta maqedonase me postë”, ka shkruar Dimitrov në Tuiter, duke postuar fotografinë me sallatë domatesh.
Për momentin, rezerva më të mëdha ndaj maqedonisë për fillim të negociatave me BE-në është duke shprehur Franca. Ky vend ka paralajmëruar se vendimin përfundimtar lidhur me Maqedoninë nuk do ta zbulojë deri në samitin e BE-së.

Loading...