DioGuardi: Ku është Marrëveshja e Ohrit?..Në bërllok?!

Ish-kongresisti amerikan, dhe kryetari i Ligës Qytetare Shqiptaro – Amerikane, Joe DioGuardi, në një
intervistë ekskluzive për “Interaktiv” të KTV-së, ka folur edhe për shqiptarët në Maqedoni dhe
zhvillimet e përgjithshme në këtë vend. Ai ka shprehur kritika të forta për mosimplementimin e duhur
të Marrëveshjes së Ohrit.
“Më lejoni t’jua japë një shembull. Marrëveshja e Ohrit, e ndërmjetësuar nga BE-ja dhe e garantuar
nga SHBA-ja. Ku është sot? Në bërllok. Sepse, ka kalkulime politike dhe politikanët shqiptarë, duke
nisur nga Ali Ahmeti, e lanë Marrëveshjen e Ohrit të vdiste. Dhe, tani duan t’i vënë emër të ri
Maqedonisë, për të kënaqur të gjithë, pos shqiptarëve – Ilidenska Makedonija, sikurse të mos
ekzistonin shqiptarët. A është kjo e drejtë? Prandaj, nuk mund t’u besojmë sllavëve. Nuk mund t’u
besojmë rusëve”, theksoi DioGuardi.
Ai ka përmendur se Moska vijon të ushtrojë ndikim në Maqedoni dhe se këtë po e bën.
“Rusia ende po kërkon ndikimin e saj në Ballkan dhe besoni apo jo, në Maqedoni kanë krime bashkë
me zotin Gruevski. E dimë që tani ai nuk është aty, është Zaevi, por Gruevski nuk është në burg dhe
ai duhet të përfundojë në burg. Shumë shqiptarë u vunë në kurth. U vranë për qëllime politike dhe
kjo është e gabueshme. Prandaj, nëse e shihni se çfarë ndodh me sllavët që kontrollojnë Maqedoninë,
atëherë si mund t’u besoni serbëve? Ata janë pjesa më e keqe e sllavëve. Si mund t’u besoni?”,
nënvizoi kreu i LQSHA-së. (INA)

Loading...