ARSIM ZEKOLLI
Qendrimi i Kuartetit nderkombetare i shpalosur pas arrestimit te Albin Kurtit dhe dhunes se huntes polit-kriminele kunder zyrtareve, perfaqesuesve dhe aktivisteve te opozites demokratike ofron nje mundesi per te hedhur shiqim andej perdeve te protokolit zyrtare dhe instalacionit marionetik te quajtur Qeveri PDK-LDK. Qendrimet e te cileve jan irelevante konform rrenimit te institucioneve perfaqesuese dhe ligjvenese dhe zaptimit te institucioneve ekzekutive. Prandaj, komentimi i deklaratave dhe qendrimeve te zaptuesve te detyres KM Isa Mustaffa in officio dhe Hashim Thaci ex officio, eshte asgje perveq se humbje kohe ne debatim me zedhenes ne vend se me urdhedhenesit – bashkesia nderkombetare.
Momenti i pare qe bie ne sy ne deklaraten e perbashket eshte mungesa e Gjermanise, qe detyrimisht Qintin e shendron ne Kuartet te perbere nga ShBA, Mbreteria e Bashkuar, Franca dhe Italia. Ne munges te informatava precize dhe zyrtare eshte gjithsesi veshtire dhe jokorekte te sillen gjykime perfundimtare nese kjo eshte rezultate i ndonje momenti teknikal apo kemi te bejme me lekundje tektonike perbrenda bashkesise nderkombetare. Ajo qe megjithate mund te thuhet pa u zhytur ne spekulime kuturu eshte se kjo mungese e Gjermanise nga Deklarimi konfirmon se perqarjet perbrenda BE tani me barten edhe ne arenen nderkombetare dhe sidomos ne rajonin e Balkanit. Kahjet dhe vendimet e Berlinit ne gjashte muajt e fundit argumentojne dhe konfirmojne mendimet se administrata Merkel gjithnje e me shume preferon autonomi ne veprim pa distancim te zeshem dhe publik nga Brukseli zyrtar. Per vezhguesit e rregullt te zhvillimeve qendrimi i Berlinit ne rastin Kosove nuk eshte befasues por epizoda e fundit ne vazhdimesi te politikes te abstinences te promovuar qe nga intervencat aventurieske ne mesdhe pas pranvres arabe, kriza e refugjateve nga lindja e mesme, zhvillimet ne Maqedoni ne vitin e fundit. Duke nenvizuar serish mungesen e informatave mbi natyren e abstinences Gjermane, megjithate duhet theksuar se akti i till i veprimit te Berlinit eshte nga pozita e fuqise te pakontestueshme qe mundeson casje me liberale ne arenen nderkombetare, per dallim nga Franca dhe Britania e Madhe te ngulfatura ne beteje per te okupuar vendin e dyte ne kierarkine piramidale dy-shtresore perbrenda BE-se. Si dhe kontestit ne zhvillim e siper per te siguruar statusin e Maredhenieve Speciale ne partneritet me ShBA, ne te cilin Franca pretendon te okupon poziten e dobesuar te Britanise se Madhe pas refuzimit te pjesemarrjes ne sulme ajrore ne fillim te konfliktit ne Siri. Duke pasur parasysh epilogun e implikimeve te tilla, imponohet konkluzioni se mungesa e nenshkrimit Gjerman nga Deklarata e Kuartetit nuk eshte distancim diplomatik nga vleresimi i demonstrimit dhe arrestimit, por distancim moral nga pasojat qe ato akte do i sjellen ne te nesermen. Thene ndryshe, Berlini nuk eshte i gatshem te barte mbi vete njollat e politikave te ineteresave kombetare te partnereve ne klubin BE-ShBA.
Momenti i dyte qe vlen rishiquar eshte “wording-u” i Deklarates ku permes spinit zor-pozitivist mbi “kenaqesine” per demonstratat paqesore; nivelizimin e aktit te dhunes se dorezuar dhe pranur ne rrafsh te pergjithesuar “te gjith” pa cekur se opozita parlamentare ka qen e neshtruar ndaj dhunes shteterore ndersa integriteti i selise partiake si faktor ligjevenes ka qen e cenuar nga dhuna ekzekutive etj. Renditja e qendrimeve legaliste ne kurriz te ndodhive anti-kushtetuse te permbledhura ne Deklaraten e Kuartetit inkuadron edhe shembuj tjere te optikes selektive ndaj “sundimit te ligjit”, “transparences” “demokracine e barabarte” dhe terme tjera te cilat humbin vleren posa vendosen perfundi fotove e aktoreve qe Bashkesia Nderkombetare i konsideron si “pale konstruktive”. Zaten, wordingu si i tille eshte i rendesishem vetem si korrnize pereth frymes se porosise te derguar nga Kuarteti.
Favorizimi i “proceduraliteti” ne kurriz te shmangjes nga “demokracia” eshte shembulli me konkret qe ilustron zhvendosjen e prioriteve te Kuartetit nga promovimi i vlerave demokratike dhe perfaqesimit auetntik, drejt favorizimit te rregullave te procedurave te perpliuara konform interesave te qeverise se tyre marionetike. Fenomen ky qe do mund te konsiderohej si ndonje gaf intelektual te diplomateve perpilues, po te mos ngjante me qendrimet pothuaj identike te Bashkesise Nderkombetare ne raste te ngjashme ne Maqedoni – qe nga intervenca brutale e dhunshme ne Kuvend me 24.12.2012, ngulfatja e dhunshme e mediave opozitare si A1, injorimi perfid dhe sistematik i drejtave te Shqiptareve ne Maqedoni etj. Prandaj, deklarata ne fjale e Kuartetit eshte vetem se fragment ne mozaikun rajonal te promovimit te disciplines institucionale dhe permbytjes te institucioneve autentike te demokracise. Thene ndryshe, bashkesia nderkombetare me nuk promovon sundim te ligjit si koncept, por favorizon sundues te ligjshem si institucion. Qe nenkupton – terthorazi – eliminim te demokracise elektorale dhe instalim te autokracise te deleguar nga larte.
Momenti i trete eshte me shum bizar, absurd e bile renqethes se sa diplomatik dhe politik. Prandaj mu per kete eshte edhe ilustrimi me konkret dhe konfirmues i tezave te parashtruara me larte. Fjala eshte per konkluzen e Kuartetit se “Ne besojmë që asnjëri nuk është mbi ligjin”, ne vazhdim i plotesuar dhe perfocuar me argumentime vet-arsyetuese se “siç është rasti në shtetet tona, presim që në demokracinë e barabartë për të gjithë edhe përfaqësuesit politik t’i nënshtrohen ligjit pa marrë parasysh cilës parti ata i takojnë”. Te mos e zgjasim por ti biem shkurt: ky eshte fjalor i sadizmit nga sikleti dhe tym qe sinjalizon se ne prapavi te eksteriorit te ftohte, matur dhe diplomatik mshefet zjarri i mentaliteti kolonijalist dhe supremacist te nenshkruesve te Deklarates. Zjarri i pasionit te tille paragjykues e ben te pamundshem debatin e bazuar mbi argumentet e pamohueshme dhe pathyeshme se mu diplomatet me shkeljen e dispozitave kushtetuse, transparences parlamentare dhe zerin e 200.000 kundershtuesve te Zajednices dhe dhenien e teritorit nje shteti te huaj abrogojne sundimin e ligjit dhe promovojne sundimin e forces, dhunes dhe xhungles. Ndersa mllefi dhe urrejtja e tyre ndaj Albin Kurtit eshte absolutisht relikt i sjelljve te ngjajshme nga e kaluara ne te cilat mungesa e argumenteve shpiente drejt inskenimit te mungeses se imponuar dhe te instrumentalizuar te proponenteve dhe bartesve te pandegjushmerise ndaj argumentit te dhunes. Nuk e konsideroj aspak ceshtje e inspirimit poetik, interpretimit simpatizues apo eufori te castit kur them arrestimi i Albinit ka qen dhe eshte asgje tjeter perveq se akt i sikletit nderkombetar si e vetmja menyre per te ndaluar dialogun ne te cilin ata – e jo z. Kurti – bejne shkeljen e ligjit, shkeljen e stabilitetit, shkeljen e dinjitetit dhe shkeljen e parimeve dhe vlerave te vendeve te cilat vetem se protokolarisht dhe mercenarisht i perfaqesojne.
Andaj, Deklarata e Kuartetit eshte ne substanc, natyre dhe fryme akt destruktiv qe sikur ne Kartagen shkaterron Kosoven dhe paqen dhe ate e quan paqe. Ashtu sikur me reagimin e turpshem te BE dhe ShBA pas ngjarjeve te apostrofuara ne Kuvendin e Maqedonise ku pergjegjesia bartej mbi opoziten e jo partite qeverisese, kjo e fundit Deklarate e Kvartetit eshte vetem se miopi diplomatike dhe uvertire ne multiplikim dhe komplikim te metutjeshem te krizes. Dinamika e se ciles, sikur me c’do krize tjeter, diktohet nga realiteti in situ e jo nga proekcionet ne hava nga te vet-pelqyerit diplomat dhe marionet-qeveria e tyre klijentele dhe kriminogjene.
Bashkesia nderkombetare perfundimisht ne shembullin e Kosoves dhe Maqedonise deshmon vehten si pjese tejet problematike e krizes ne vend se faktor i zgjdhjes se saj. Sikur ne Maqedoni, ashtu dhe ne Kosove, bashkesia nderkombetare demonstron arogance te pashembullt ne amnestim, mbrojtje dhe favorizim te shkaterruesve te gjitha boshteve dhe emeruesve te perbashket qe mbajne nje shoqeri dhe vend ne dinamike konstruktive dhe progresive. Ne dy rastet, bashkesia nderkombetare toleronte dhe me simpati vezhgonte destrukcionin, devalvimin dhe banalizimin e Institucionit Parlamentar, duke reagur me absurditet te pashoq ne kritike dhe ndeshkim te atyre qe – zehsme apo me lotesjelles – mbronin voten e qytetarit te lire, vlerat e demokracise se vertete perfaqesuese dhe Parlamentin.
Si konkluzion, Bashkesia Nderkombetare se pari do detyrohet te ofron spjegime per manovrat e saja te pakuptimta, intrigat e koordinuara me qarqet kriminele, krijimin e vatrave te krizave te reja fatagjate. Dhe mbi gjitha, te pergaditet qe te merr persiper pergjegjesine dhe ofron pergjigje ne pyetjen kyqe qe do imponohet ne ardhmeri: pse kembengulni ne arrestim te Albin Kurtit, edhe pse bukur mire e dini qe arrestimi i tij nenkupton lirim te forcave me te erreta te cilat ai me vetmohim mundohej ti lufton?
Loading...