Diplomacia nga këndvështrimi ynë

Dr.HALIM HYDA
Gjeneza dhe defekti i saj në praktikë
Popujtë e Evropës bëjnë investime të mëdha në formimin e shtetit, në përgatitjen e kuadrit në edukim, kulturë, artë, sport, shkencë dhe politikë.
Në Austri në qeverinë e kaluar z.Sebastian Kurz në moshën 24 vjeçare emërohet Sekretar Shtetëror në Ministrin e Punëve të Brendshme (kishte reaguar opozita, por e tëra kaloi në heshtje).
Kurse tani në qeverin aktuale, vite me radhë z.Sebastian Kurz, me sukses udhëheq me Ministrine e Jashtme të Austrisë.(është kuadër i përgatitur nga ish Ministri i Jashtëm z.Mihael Spindeleger dhe kryetar i Partisë Popullore OVP).
Në Gjermani z.Frank Walter Steinmeier përpos aktiviteve tjera politike më herët që i ka bërë, hapat e parë në nivel qëndror ka qenë 7 vite sa ishte Kancelar i Gjermanis z. Gerhard Shroder (1998-2005) z.Steinmeier,i cili ishte shef i kabinetit të tij.
Angela Merkel (zonja numër një në botë siç e thërrasin ndryshe-zonja e gurit), z. Helmut Kohl, i cili gjatë tërë kohës sa ishte në politikë dhe Kancelar i Gjermanisë (z.Merkel e kishte asistente të veten, në popull e që njihej me emrin vajza e z. Helmut Kohl.)
Fjalën e kam tek ne ku më dhemb më së shumti, pa kurrfare përgatitje profesionale adekuate ne i dalim zot çdo pune, prandaj kur ngatrrohemi na kan faj të tjerët.
Politikën  dhe diplomacin nuk e njohin dhe kuptojnë  të gjithë ato që merren edhe pse mendojnë ato për vehten se janë më të mirët, pasi ajo është artë në vehte.
Për me qenë më e qartë e tërë kjo problematikë gjenezën e ka diku tjetër edhe ate tek fenomeni familje, dhe kur formohet personaliteti i njeriut në përgjithësi
-Çështja e analaizës së familjes në aspektin social-filozofik-psikologjik në masë të madhe është pasuruar në veprat e filozofëve, psikologëve, për shkak të rritjes së vlerës edhe ate, në aspektin aksiologjik të këtyre disiplinave.

Dallimi qëndron për shkak të mangësive të thella që paraqitet në perceptimin e rëndësisë së familjes, në shoqëri ku përcaktohet pozicioni i saj në bashkësin komplekse edhe ate duke filluar, nga marrëdhëniet e individit dhe shoqërisë dhe në përmbajtjet e sotme reale të normave të bazuara në vlera të familjes, të shoqërisë në tranzicion si dhe praktika aktuale psiko-sociale për formimin e parametrave strukturore dhe funksionale të familjes, shoqërisë dhe shtetit.

-Mandej, hendeku i thellë qe ekziston mes kërkesave sociale të familjes, si një vlerë e familjes dhe si element i ngritjes së kulturës, të cilet gjinden në gjendje që të munden të prodhojnë kulturë të një niveli më të lartë në komunikim dhe njëherit të ndikojn në ndryshimin e marrëdhënieve dhe raporteve ndaj shtetit, shoqërisë dhe familjes.

-Nga mësimi i zhvillimeve në shoqërin shqiptare dhe më gjërë dhe i asaj që preferohet nga teoritë e lëmive të lartpërmendura ,si dhe zhvillimi i ngjarjeve aktuale, dëshmojnë vizionin e familjes, si një komunitet shume i rëndësishëm i vlerave dhe formave shoqërorë të ekzistencës njerëzore në mesin e popujve të ngritur dhe të civilizuar, por njëkohësishtë duhet dëshmuar se kan aftësi kultur dhe kapacitet intelektual dhe moral për të udhëhequr, jo vetëm me vetëvehten por edhe në nivele dhe instanca më të larta ndërkombtare.

Shkenca bashkëkohore në menyrë përkatëse, ka bërë zhvillimin e fenomenit familje edhe ate si fenomen multi-funksional, multikulturor dhe multi-dimensional, prandaj mbi këtë bazë mund të gjenerohet, dituria mbi rolin e familjes në formimin e njeriut ,si dhe të formulohet koncepti mbi familjen, e cila është e përbëre dhe bazohet në ate se :

-familja është qenie njerëzore dhe fenomen shumdimensional i jetës shoqërore,
-familja është një formë e aktivitetit të njeriut si një bashkësi dialektike e komponentëve sociale dhe shpirtërore të qenies njerezore,
-rezulatatet e karakterit natyror të interaksionit mes marrëdhënieve familjare, si bartës të familjes dhe vlerave individuale si elemente të shoqërisë moderne, nga njëra anë dhe normave shoqërore nga ana tjetër.
-natyra dhe karakteri integrues i ndërveprimit të individit, familjes, shoqërisë, vlerat e rëndësishme që krijojnë forma dhe nivel të ri të raporteve familjare, për edukim politik dhe ngritje në politikë
-një ndër karakteristikat e vlersimit shumë dimensional të familjes në epokën moderne, mundë të shihet nga këndi i vetdijes njerëzore nga vlersimet tradicionale kolektive, mbi vlerat e orientimeve të veçanta ndaj familjes. Liria e zgjedhjes i lejon individit të zhvilloj një lloj kreativiteti i ndryshuar ndaj stresit pozitiv, kurse në jetën e tyre familjare, pasurohen vlerat me përmbajtje të reja, për të dalë më pas edhe më gjërë dhe për, të udhheqë në nivele të ndryshme politike dhe diplomatike.

Thelbi i ndryshimeve në familje dhe shoqëri, në kontekst të zhvillimit të përgjithshëm të qytetërimit modern përbëhet nga: treshi “ individi, familja, shoqëria.”
Në mesin e ligjeve që bëjnë përcaktimin e strukturës dhe ngritjes funksionale të familjes moderne, duhet të potencohet modifikimi strukulturor, dhe formimi i një pasqyre të re për familjen si bërthame e barabartë, e cila karakterizohet me formulën dikotomiste e cila përbëhet në : “ me tradicionalizëm – modernizëm “ e cila nënkupton kommbinimi i paternalizmit dhe liria e zgjedhjes së indivit dhe familjes.

Si përfundim i tërë kësaj del se një familje moderne ka aftësi dhe potencial të zhvilloj interaktivitetin e vlerave familjare dhe individuale.Rritja e zgjedhjes racionale e individit në shoqërin moderne është bërë faktor vendimtar për matjen e vlerave në jetën familjare.

Racionalizimi i zgjedhjes individuale çon në vlerat familjare, të cilat për baze e kan përfitimin.Bazë objektive e këtij fenomeni është realiteti, e cila sjellë dëshirën për një qytetërim të ri dhe parametrat e nevojshme për iniciativa individuale dhe krijimin e vetëbesimit.

Materialet e studiuara të kësaj fushe, na sugjerojnë në ate se, për dallim nga perëndimi, ku familja u zhvillua për të konsoliduar barazinë, racionalizimin dhe industrializimin e punës shtëpiake, familja në vendet në tranzicion u zhvillua përmes rrugës së krijimit të principeve demokratike, por në një shkallë më të ultë të normave dhe vlerave të cilat bëjnë rregullimin e sjelljes së njeriut në familje dhe jashtë saj, mes tjerash e bejnë thyemjen dhe shkeljen e stabilitetit emocional të familjes dhe më pas në shoqëri dhe pasojat shprehen në udhëheqje dhe pushtet.

Shoqëria, familja dhe sistemi politik tek ne janë në krizë të thellë serioze në mesin e tjerave janë duke rënë të gjitha vlerat çdo ditë e më shumë.
Pasi pseudovlerat janë futur në politik me të madhe dhe e kan okupuar politikë-bërjen
e vendit.

Loading...