Diplomatët të habitur, ulet numri i banorëve maqedonas, shtohet numri i votuesve

thumbs_b_c_ab9c4f5714eab27bffe6805b20045856

Në Maqedoni po ndodh një paradoks i pashënuar deri tani në ndonjë vend normal të Evropës dhe botës. Në komunat e banuara me shqiptarë, vërehet rritje e vazhdueshme e popullsisë, kurse rënie e numrit të votuesve. Nga ana tjetër, në komuna të banuara vetëm me popullatë maqedonase, vërehet rritje e vazhdueshme e vdekshmërisë (mortalitetit), por njëkohësisht edhe rritje e numrit të votuesve.  Lidhur me këtë dukuri sot ka regjur Lëvizja Besa, duke përmendur edhe komuna konkrete ku është shënuar ky paradoks.

Burime të Lajm Tv thonë se ky fenomen është vërejtur edhe nga diplomatët në Shkup. Këto tendenca janë në kundërshtim të plotë jo vetëm me rregullat bazë statistikore por edhe me logjikën e shëndoshë. Nga Lëvizja Besa sqarojnë se në komunat e banuara me shqiptarë, për shkak të nivelit të lartë të natalitetit, përqindja e popullatës së re është më e madhe se në komunat ku nataliteti është më i ulët, e që në Maqedoni janë kryesisht të banuara me maqedonas.

Për këtë dukuri paradoksale, Lëvizja Besa paralajmëroi se do të njoftojë përfaqësitë diplomatike në Shkup, misionin e OSBE/ODIHR, si dhe organizatat tjera ndërkombëtare dhe vendore që monitorojnë zgjedhjet./LajmTV

 

Loading...