Maqedonisë nga sot i shtohet edhe një çmim shtetëror. Ai do të jetë “22 Nëntori”, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe.

Ligjin në fjalë e mbështetën 52 deputetë, ndërsa kundër ishin 16 deputetë. Propozimi për plotësimin e këtij ligji, ngjalli debat dhe reagime në Komisionin juridik-ligjvënës e më pas edhe në seancën plenare.

Dhe me këtë plotësim, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe bëhet pjesë e Ligjit për çmime shtetërore.

Deputetet e VMRO-DPMNE-së thanë se nuk do ta mbështesin këtë Ligj, pasi nuk është hapur debat publik dhe nuk janë të përfshirë dhe komunitete të tjera. /TV21

Loading...