Dita e fundit e shpalljes së kanditaturave, BDI mblidhet në Reçicë të Vogël

Kryesia Qendrore e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) do të mblidhet në Reçicë të Vogël, njofton Portalb.mk.

Mbledhja e Kryesisë mbahet në selinë e BDI-së, sot duke filluar prej orës 16:00.

Ndryshe, sot shpallen kandidaturat për kryetar dhe këshilla komunal ndërkohë që fushata zgjedhore për lokalet e 15 tetorit do të nis më 25 shtator.

BDI kandidat:
BDI-kandidat

BDI deri më sot zyrtarish ka bërë publike emrin e Visar Ganiut për Komunën e Çairit, Blerim Bexhetit për Komunën e Sarajit, Nevzat Bejtës për Komunën e Gostivarit dhe Fatmir Deharit për Komunën e Kërçovës, dhe Femi Jonuzin për komunën e Studeniçanit ndërkohë që për në Tetovë përflitet Teuta Arifi, në Dibër Ruzhdi Lata ndërsa në Strugë Ramiz Merko.

Loading...