Nesër (5 dhjetor) Galeria Kombëtare e Maqedonisë shënon 70 vjetorin e themelimit të saj. Dita Starova Qerimi është drejtoresha shqiptare e cila është në këtë detyrë që nga viti 2015. Ajo është një kuadër profesionist me një përvojë të madhe pune dhe ka mbaruar me sukses doktoratën e artit.

Në kuadër të Galerisë Kombëtare të Maqedonisë bëjnë pjesë objektet të trashëgimisë kulturore historike “Hamami Daut Pasha”, “Çifte Hamami” dhe “Stacioni i Vogël” të gjitha këto udhëhiqen nga një femër shqiptare e cila me përkushtim të madh po realizon projekte madhështore kushtuar Artit dhe kulturës shqiptare. Ndër projektet e realizuara kombëtare janë: Mbishkrimet në gjuhën shqipe, nënshkrim memorandum me Galerinë Kombëtare të Kosovës, realizimin e ekspozitave të artistëve të mëdhenj shqiptarë: Ibrahim Kodra, Adem Kastrati, Ekspozita “Unë Jam Shqiptar”, ekspozitë kushtuar dëshmorëve dhe personaliteteve historike shqiptare etj. Drejtoresha Dita Starova Qerimi u shpreh gjithashtu se Galeria Kombëtare e Maqedonisë ka bashkëpunim të madh me Ambasadën e SHBA-së, Ambasadën e Shqipërisë dhe Holandës. “Gjithashtu edhe Ministria e Kulturës në Republikën e Maqedonisë ka rolin e saj të madh që vazhdimisht mbështet dhe përkrah punën tonë të palodhshme”, u shpreh Starova-Qerimi.

Vlen të theksohet se një nga punët më të rëndësishme të femrës shqiptare Dita Starova Qerimi gjatë udhëheqjes së këtij institucioni të rëndësishëm kulturor në Maqedoni se numri i të punësuarve shqiptarë është rritur dukshëm dhe gjithashtu angazhimi i saj ende vazhdon për të punësuar sa më shumë shqiptarë profesionist në këtë institucion. /Antpress/

Loading...