Ditari i një të çmenduri dhe reinkarnimi i Gogolit në Shkup

Ejup Berisha
Ejup Berisha

Ejup Berisha

Ditari i një të çmenduri është një dramë e njohur e zhanrit monolog që flet se sa e vështirë ka qenë jeta shoqërore në Rusi në vitet 1800 pra në kohën kur ka jetuar dhe vepruar njëri prej shkrimtarëve apo dramaturgëve më të medhej me origjinë ukrainase Nikollai Gogol. Kjo kohë dhe rrethanat e pavolitshme shoqërore atëher i kanë detyruar njerëzit që të flasin me vetveten si shenjë revolte për mbylljen e mundësive dhe shtigjeve të komunikimit ndërmjet njerëzve me pushtetin e atëhershëm por edhe ndërmjet njerëzve mes vete në përgjithsi. E jeta shoqerore kërkon komunikim të përhrshëm dhe të pandërprerë për qështje të nevojshme dhe të domosdoshme në një shoqëri të përbashkët dhe ate siç thashë mes pushtit dhe njerëzve, të këtyre të fundit me pushtetin si dhe të njerezve në përgjithësi mes vete. Prandaj për këtë arsye jetës së përbashkët mes njerezve i thonë shoqëri njerëzore sepse njerëzve nuk u mjafton vetvetja prandaj këta duhet të bashkëpunojnë dhe të bashkëveprojnë njeri me tjetrin me qëllim që të mund të jetojnë apo në rastin konkret të mbijetojnë në këtë botë të padrejtë dhe shumë të papersosur. Meqë në atë kohë ka dominuar injoranca e skajshme e autoriteteve sunduese dhe mes individëve në përgjithësi që e kanë shikuar vetëmse punën e tyre duke mos u interesuar askush tjetër pasiqë çdonjëri i ka favorizuar ekskluzivisht vetëmse interesat e veta personale, prandaj njerëzit duke e parë se po anashkalohen dhe injorohen kanë filluar që të izolohen dhe të flasin me vetveten. Kjo ka qenë koha kur njerëzit kanë filluar edhe që të çmenden me të madhe sepse e kanë vërejtur se elitat sunduese janë dhënë kryesisht pas punëve të tyre e kjo gjë kuptohet se nuk bëhet pa e anashkaluar obligimin parësor që e kanë pushtetmbajtesit pra krijimin e kushteve të nevojshme dhe të domosdoshme për një jetesë më të mirë të njerëzve. Dhe siç thashë këta duke e parë në atë kohë se nuk kanë kurrfar mbështetje dhe përkrahje nga shteti dhe pushtetarët që i kishin lënë nën mëshirën e fatit të jetës kanë filluar të flasin me vetveten. Sot e shoh se edhe pushtetarët ne Maqedoni i kanë rikthyer rrethanat kushtet dhe mentalitetin e Rusisë së shekullit 19 kohës kur ka jetuar dhe vepruar shkrimtari i madh Gogoli por dhe e kanë ringjallur atë. Prandaj edhe njerezit sot duke qenë se po jetojnë në kushte të ngjashme dhe rrethana të pavolitshme dhe në një mentalitet të poshtër egoist tipik për erën Gogoliane disa prej tyre kanë filluar të flasin me vetëveten kjo vlenë për ata që janë më të fortë dhe më të qëndrueshëm ndërsa ata që janë më të dobët moralisht dhe psiçikisht kanë filluar që të çmenden meqë një pushteti nuk i duhen njerëz të mençur por më së shumti i duhen budallenjtë. Kjo ndodhë duke e pasur parasyshë se elitat politike janë vënë në shërbim të intetesit të tyre vetanak dhe të atij grupor. Prandaj qytetarëve nuk u ka mbetur asgjë tjetër përpos që ti largojnë mendët nga koka dhe të fillojnë të flasin me vetveten. Unë pjesën tetrale apo monologun Ditari i një të çmenduri të luajtur nga aktori i njohur shqiptar Bajrush Mjaku e kamë parë disa herë por meqë është tepër intetesant do të doja ta shihja akoma. Por meqë edhe neve na janë krijuar rrethanat që ti bëjmë vetë monologjet tona personale atëher i ftoj të gjithë shikuesit në parkun e lagjes para shtepisë time pasiqë e kame ndermend që unë ta interpretoj monologun tim. Me këtë rast i ftoj Kryeministrin Z. Zoran Zaev, Presidentin e Republikes Z. Gjorge Ivanov, Kryetarin e Parlamentit Z. Talat Xhaferi, deputet të tjerë e ministra, lider të partive politike të vendit, ambasadorë të vendeve të ndryshme të botës te akredituar te ne por edhe qyetetarët e vendit që të urdhërojnë në versionin më të ri të drames apo monologut të titulluar Jo Ditari i një të cmenduri por Ditari i një të habituri dhe të befasuari për të keq, I inspiruar nga sjelljet injoruese dhe mospërfillëse të pushtetarëve jo vetëmse ndaj kërkesave dhe nevojave të mija elementare por edhe ndaj kerkësave dhe nevojave të qytatarëve që të vijnë në shfaqje .Të gjithë këta pra i ftoj që të urdhërojnë në lagjen time dhe të shohin një spektakël fantastik dramaturgjik. Ju informoj se teksti, skenari dhe rexhia janë origjinale të mijat sepse të njëjtat bazohen në përjetime, probleme dhe vuajtje të mija personale.Dhe kur këto elemente të kombinohen dhe përputhen bashkë atëher edhe aktrimi i aktorit në rastin konkret aktrimi i im do të jetë fenomenal. Përmes tekstit të shfaqjes do të mundohem ti pyes krerët e shtetit si Kryeministrin Zaev, Presidentin Ivanov, Kryetarin e Kuvendit Xhaferi dhe lidrët e Partive politike se athua vallë a është në rregull të më anashkalojnë dhe injorojnë si individ dhe si pjesë përberëse e kësaj shoqerie të ashtuquajtur Demokratike. E në këto shoqëri shteti dhe pushteti duhet të mbajnë llogari për individët ashtu siç këta të fundit janë të obliguar që të mbajnë llogari për pushtetin dhe shtetin. Vërtetë se kuptoj se cili është mëkati im ndaj kësaj shoqërie dhe ndaj dy pushteteve të atij të mëparshmit dhe të këtij aktualit gjatë këtyre viteve të fundit. Më keni shpallur Persona non grata pa bazë dhe pa arsye. Më thuani të paktën se çu kamë bërë apo cili është akti im i papranueshëm ndaj juve. Po ju pyes më radhë pra Z. Zaev, Z. Ivanov,Z. Xhaferi. dhe Z. Ahmeti cfarë të keqijash ju kamë bërë juve që mi keni mbyllur të gjitha persepektivat e jetës. Unë ju informoj se jamë një njeri i ngjashëm si ju por me më pak mundësi dhe perspektiva seq i keni ju. Prandaj hapni dyert e komunikimit me mua se kështu nuk është në rregull Pasiqë un kamë nevoj për ju por edhe ju çdo katër vite keni nevojë për mua, për të ma marrë votën. Unë nuk kërkoj asgjë më tepër e as më pak se një inkuadrim në jetën institucionale të këtij shteti të cilit unë ja kryej obligimet si qyetetar e që shteti ka kohë që nuk i kryen obligimet ndaj meje. Ndërsa në bazë të Kushtetutës së RM-së sa kamë detyrime dhe obligime unë ndaj shtetit dhe pushtetit aq më shumë këta të fundit kanë obligime dhe detyrime ndaj meje.

Fundi i shfaqjes Ditari i një të habituri dhe të befasuari për keq në RM.

Teksti, skenari dhe regjia Ejup Berisha. Në rolin kryesor Ejup Berisha. Ndërsa shfaqja do të luhet në parkun e lagjes para shtepisë time.

P.S unë këtyre ditëve e kamë ndërmend tu trokas në dyer Kryeministrit Zoran Zaev, Presidenit Gjorge Ivanov dhe Kryeparlamentarit Talat Xhaferi me kërkesë për takime me ta. Dhe shpresoj që të njëjtët të mos më refuzojnë.

Loading...