Me rastin e ditës së Armatës së Republikës së Maqedonisë – 18 gushti, sot në stadiumin ushtarak në Parkun e Qytetit në Shkup, nga ora 10 deri në ora 14 do të ekspozohen pajisje ushtarake, teknike dhe pajisje të ARM-së dhe aktivitete të shumta të pjestarëve të ARM-së.

Qytetarët do kenë mundësi që përskaj mjeteve materliale-teknike, automjeteve luftarake dhe armatimit të ARM-së, të njoftohen edhe me helikopterin ushtarak MI-8/18.

Si pjesë e programit do të demonstrohen edhe aftësitë luftarake të pjestarëve të batalionit për operacione speciale “Ujqit”, si dhe fluturimin e helikopterit ushtarak MI-8/18.

Në ceremoninë e djeshme u zgjodh edhe shefi i ri i Shtatmadhorisë së ARM-së. Kjo detyrë iu besua gjeneral majorit Vasko Gjurçinovski.

Loading...