Arben Beni Selmani

Nuk e di a e pati nga ndërgjegjja e vrarë, apo ishte tentim i ri për të manipuluar shqiptarët, mirëpo kryetari i BDI-së Ali Ahmeti dje në Haraçinë ka thënë një të vërtetë të madhe: me anëtarësimin e Maqedonisë në NATO shuhen ëndrrat e Lindjes për të sunduar shqiptarët.

Unë kam dilemë se një politikan që ka zhvilluar biseda telefonike se si të mashtrohet një biznesmen në stilin “hidhja, futja” (dëgjo “bombën 38”) mund të jetë i sinqertë dhe të bisedojë si vëlla me shqiptarët (siç ka pretenduar dje), mirëpo konstatimi i tij ishte me vend.
Nëse ka pasur qëllim të manipulojë opinionin, ka dështuar.
Shfrytëzoj rastin ta porosis të mos i dëgjojë këshilltarët e tij që e këshillojnë gabimisht në stilin “fol çka të duash, se shqiptarët nuk mendojnë holl e holl dhe nuk kuptojnë fjalët e thëna”.

Mirëpo ka kaluar ajo kohë. “Armata” e intelektualëve shqiptarë sot numëron qindra mijëra të shkolluar dhe të arsimuar në nivel universitar. Në momentin që një politikan e nxjerrë fjalën nga goja, intelektualët shqiptarë e deshifrojnë dhe zbulojnë tendencat eventuale manipuluese. Në momentin që dikush thotë se me anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE shuhen ëndrrat e lindjes për të sunduar shqiptarët, klasa intelektuale menjëherë konstaton se rruga e Maqedonisë për NATO dhe BE u hap në momentin që u dobësua BDI-ja. Bile edhe pak më vonë – në momentin që perëndimi pas trysnisë së madhe e shkëputi BDI-në dhe Ali Ahmetin nga qëllimi për të bë qeveri të re me VMRO-DPMNE-në edhe pas zgjedhjeve të 2016-tës.
Prandaj konstatimi im dhe konstatimi juaj është shumë i saktë: Rruga për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE është hapur në momentin kur u dobësua BDI-ja dhe në atë moment është shuar edhe ëndrrat e Lindjes për të sunduar shqiptarët.

Loading...