Me degustim të djathrave tradicionale të bardha, pasdite fillon pjesa jozyrtare prej 11 ditëve e rritësve të deleve ‘Mavrovë-Rostushë 2016.

Manifestimi vazhdon nesër, me shpalljen e prodhuesve më të mirë dhe programit zyrtar, i cili parashikon ekspozitë të qenëve të Sharrit, gara në qethje dhe mjelje të dhenve, zgjedhje e dashit më të mirë, prezantim i produkteve të leshit, etj.

Ditët e blegtorëve tradicionalisht i organizon Shoqata rajonale e rritësve të deleve nga Maqedonia perëndimore, me mbështetje të Ministrisë së Bujqësisë. Këtë vit për këtë organizim janë siguruar 300 mijë denarë.

Manifestimi do të mbahet në ski-qendrën Mavrovë, ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar edhe të ashtuquajtur meze të dhenve për 200 persona.

Loading...