Dizejnatori nga Tetova, Ngadhnjim Mehmeti, është fitues i Çmimit të Argjendtë “Poster Annual 2019”. Këtë çmim Mehmeti e ka fituar me posterin e shfaqjes “Gratë” të Teatrit Shqiptar në garën ndrëkombëtare të Graphis – një nga botimet më prestigjioze për dizajn grafik në botë me qendër në Nju Jork.
“Kemi kënaqësinë të ju informojmë që Ngadhnjim Mehmeti është fitues i Çmimit të Argjendtë në “Poster Annual 2019” me posterin e shfaqjes “Gratë” të Teatrit Shqiptar në garën ndrëkombëtare të Graphis – një nga botimet më prestigjioze për dizajn grafik në botë me qendër në Nju Jork.
Krenarë për suksesin e bashkëpunëtorëve tanë, Ngadhnjim Mehmetit dhe studios Eggra. Ju falënderojmë që ngreni imazhin grafik të Teatrit tonë në skenën botërore”, ka njoftuar Teatri Shqiptar në Shkup.

Loading...