David Guetta feston sot ditëlindjen e 51-të

Pierre David Guetta i njohur si David Guetta është producent i famshëm dhe DJ i njohur i muzikës House. Ai lindi në Francë, në vitin 1967 dhe filloi punën si DJ në vitet e ’80-ta, transmeton rtv21.tv

Kjo fotografi është realizuar kur David Guetta ishte në moshën 14-vjeçare, atëherë kur e shprehu pasionin e tij për muzikë.

Sot DJ i njohur ndërkombëtarisht feston ditëlindjen e 51-të.

Guetta njihet për bashkëpunimet e tij të shumta dhe mjaft të suksesshme, ndër të cilat vlen të përmenden “Sexy Chick” me Akon, “Titanium” dhe “She Wolf”, që erdhën në bashkëpunim me këngëtaren e njohur australiane, Sia, “Where Them Girls At”, erdhi me Nicki Minaj, Flo Rida, e shumë hite të tjera.

Deri sa e lansoi albumin e tij të parë në vitin 2002, Guetta performoi kryesisht si DJ në klube të natës. Albumi i tij i parë erdhi si shkëndijë në karrierën e producentit të famshëm, sepse më vonë themeloi Gum Productions në vitin 2001, shkruan rtv21.tv  Hapat e mëdhenj drejt skenës ndërkombëtare u inicuan nga Robert Owens, që mund të konsiderohet fat i mirë i Guettas. “I Gotta Feeling” me Black Eyed Peas ishte sukses tjetër i tij.

Aventura e tij e fundit ishte albumi i fundit “Nothing but the Beat” dhe albumi i tij vazhdues “Nothing but the Beat 2.0”. Të njejtin emër mban edhe dokumentari i realizuar për të talentuarin Guetta, dhe është rrëfim i rrugëtimit të Guettas drejt famës.

Sa i përket jetës personale, David Guetta ishte i martuar me Catthy Lobe një aktore, organizatore dhe menaxhuese e klubeve të natës, me të cilën u martua në vitin 1990. Me të ka dy fëmijë, Tim Elvis Eric and Angie, shkruan rtv21.tv

Guetta tashmë është në lidhje dashurie me Jessica Ledon, aktore kubaneze që u lind në Miami.

Projekti i fundit i David Guetta është “Say My Name” që erdhi si bashkëpunim me Bebe Rexha dhe J Balvin. Kjo këngë erdhi vetëm në versionin audio./21Media

Loading...