Në seancën komemorative kushtuar veprimtarit të shquar Adem Demaçi, para deputetëve dhe të pranishmëve tjerë ka kërkuar fjalën edhe djali i Demaçit, Shqiptari. Ai tha se babai i tij do të jetë i qetë kur Kosova do të jetë më e organizuar.

Kuvendi i Kosovës nuk kishte paraparë që dikush prej familjarëve të fliste në këtë seancë, por djali i Demaçit, Shqiptari ka kërkuar vetë fjalën.

“Babai im do të jetë i qetë kur Kosova të jetë më e organizuar”, tha shkurt Shqiptari, transmeton Gazeta Express.

Në sallën e Kuvendit të Kosovës të pranishëm ishin edhe familjarët e Demaçit, pas fjalimeve për të, pjesëmarrësit u nisën për homazhe.

Demaçi cilësohet simboli i rezistencës kombëtare. Ai ka ndërruar jetë dje.

 

Loading...