Djali i Ali Ahmetit me uniformë të UÇK-së (Foto)

Shkumbim Ahmeti është djali i kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti. Edhe pse babai i tij ka qenë një nga protagonistët kryesor të skenës politike në Maqedoni dhe një figurë publike, Shkumbimi një arkitekt i diplomuar është një figurë pak e njohur në publik. Ai është një arkitekt i diplomuar në Universitetin e Tetovës, ndërsa më pas ka vijuar punën profesionale duke hapur një studio të arkitekturës në Tetovë.
Por sic bëhet e ditur ai shpesh udhëton edhe drejt Zvicrës, pasi që është vendlindja e tij. Por nuk dihet se cilat janë lidhjet e tij me shtetin helvetik, apo i ka shkëputur krejtësisht ato. Ai shumë pak është parë me babain e tij në evenimente të ndryshme publike. Një nga fotot e siguruara është prania e tij në aktivitetet për përkujtimin e Fehmi Lladrovcit. (INA)

Loading...