Djali i Valon Malokut drejt Hollywoodit

Vali, djali i Valon Malokut po sfidon edhe babin e tij, yllin kosovarë të televizionit. Voglushi nga Kosova është përzgjedhur të luaj përkrah yjeve të Holliwoodit të cilët tanimë kanë prekur edhe podiumim e çmimeve Oskar. Vali do të luajë përkrah aktores dy herë të nominuar për Oscar, Jessica Chastain. Val Maloku, aktori i vogël në filmin “Babai”, me regji të Visar Morinës, është përzgjedhur të luajë në filmin “The Zookeeper`s Wife”, ku do të luajë djalin e Chastain, transmeton kultplus. Me regji të Niki Caro, regjisore goxha me nam, e cili ka dërguar në nominimet Oscar aktoret: Charlizse Theron dhe Keisha Castle Hughes, flet për dy individë të cilët në Kopshtin Zoologjik në Varshavë shpëtojnë shumë jetëra njerëzish përgjatë invazionit nga Nazistët. Aktor tjetër në film është konfirmuar edhe Daniel Bruhl, i cili ka luajtur në filmat “Rush”, “Goodbye Lenin” dhe “Inglorious Bastards” . Me këtë rast Vali i shoqëruar nga babai i tij Valon Maloku kanë qëndruar në prag të Çekisë ku janë pritur edhe nga biznesmeni i njohur dhe shumë i suksesshëm shqiptarë Bashkim Qazimi me origjinë nga Kumanova e Maqedonisë. Në një darkë kremteje të cilën e ka postuar në profilin e tij Valon Maloku ka dhënë mbështetjen e tij për kandidatin e diasporës shqiptare për zgjedhjet e ardhëshme parlamentare në Maqedoni, Hadi Osmanin, të cilin e mbështet drejtpërdrejt biznesmeni Bashkim Qazimi.

Loading...