Mehmet Latifi – INA

Arti është dhunti perëndie dhe lind e rritet bashkë me njeriun, i cili përpiqet që ate ta kultivojë sa më mirë dhe në mënyrë sa më efektive.

I tillë është edhe djaloshi 9 vjeçar me origjinë nga Struga, i lindur në qytetin Mindelheim të Gjermanisë, Boen Ibrahimi. Natyrisht se fëmija nuk mund ta zgjedhë vendlindjen, por kjo nuk do të thotë se ai është gjerman, megjithate ai është shqiptar.

Boen Ibrahimi, fëmijë i një familje nga rrethi i Strugës,- e cila shumë vite jeton dhe vepron në Gjermani- ka lindur në fund të dekadës së dytë të muajit shkurt (20.02.) të vitit 2006. Aktualisht është nxënës i klasës së IV të shkollës fillore. Fati i tij është që në qytetin ku jeton, që para dhjetë viteve është hapur Shkolla e muzikës- (Die Städtische  Musikschule Mindelheim), ndaj që në moshën 6 vjeçare ka shprehë dëshirë për të vijuar ciklin e ulët të shkollës së muzikës. Fillimisht ka zgjedhë ksilofonin (xylophone),  një instrument me të rëna në tastaturë, që daton nga shekulli i XV, por shumë shpejt është orientuar për piano dhe nga viti 2012, vazhdon të luaj në piano.

Në këtë qytet, tradicionalisht, çdo vit në muajin korrik mbahet koncerti vjetor i titulluar “Klavierkonzert”, dhe për fat të mirë, këtë vit është prezantuar edhe Boen Ibrahimi, duke luajtur pjesën “Menuet”, një pjesë të kompozitorit dhe tekstshkruesit amerikan Stephen Collins Foster (1826-1864), pjesë e cila ka qënë shumë e popullarizuar jo vetëm në Amerikë por edhe ndër francezët si lojë vallëzimi.

Paraqitja e Boen Ibrahimit me pjesën e Stephen Collins Foster-( i njohur me këngët e tija “Oh! Suzana”, “Betiful Dreames”, “Old Folks at Home” etj etj)-, duke luajtur në piano me mjeshtrinë tij, jo vetëm që ka kënaqë publikun artëdashës gjerman, por thënë troç ka mahnitë ata, me mënyrën e interpretimit të shqiptarit 9 vjeçar, para atij auditorium.

Arti është dhunti e perëndisë dhe lindë e rritet me njeriun e këtë e dëshmon edhe pianisti 9 vjeçar shqiptar nga Struga, Boen Ibrahimi.

Loading...