Të bijtë e gazetarit të vrarë, Jamal Khashoggi, kanë kërkuar nga autoritetet saudite t’ia kthejnë familjes trupin e babait të tyre, në mënyrë që familja të kujdeset për të ashtu siç duhet, i thanë ata CNN në një intervistë.

Khashoggi u vra brenda konsullatës saudite në Stamboll nga një ekip i dërguar nga Riadi më 2 tetor, vrasje për të cilën, presidenti turk, Erdogan, tha se ishte e e urdhëruar nga nivelet më të larta të qeverisë së Arabisë Saudite.

“Unë vërtet shpresoj që çdo gjë që ndodhi nuk ishte e dhimbshme për të, ose ishte e shpejtë, ose ishte një vdekje e qetë”, i tha Abdullah Khashoggi rrjetit amerikan gjatë një interviste në Uashington të dielën.

Vëllai i tij, Salah, tha se e gjitha që dojnë tani është ta varrosin atë në Al Baqi në Medina me pjesën tjetër të familjes”, duke iu referuar një pjese ku gjenden varrezat në Arabinë Saudite.

“Unë bisedova rreth kësaj me autoritet saudite dhe shpresoj që kjo të ndodhë shpejt”.

Kryeprokurori i Turqisë tha së fundmi se Khashoggi ishte mbytur sapo hyri në konsullatë dhe gjithashtu konfirmoi se trupi ishte copëtuar.

Yasin Aktay, një këshilltar i presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan, la të kuptohet në një artikull të botuar të premten, se trupi madje mund të ishte shkatërruar me acid.

Vrasja e Khashoggi ka shkaktuar zemërim të gjerë dhe kritika të ashpra nga Uashingtoni, si aleati më i vendosur i sauditëve.

Djemtë e Khashoggi shprehën shqetësim se puna e babait të tyre, një kolumnist për The Ëashington Post, po shtrembërohej për arsye politike.

“Unë shoh shumë njerëz që vijnë tani dhe përpiqen të kërkojnë trashëgiminë e tij dhe për fat të keq disa prej tyre po e përdorin atë në një mënyrë politike që ne nuk jemi plotësisht dakord me këtë,” tha Salah për CNN. “Frika ime është se është duke u politizuar.”

Ndërkaq, ai tha se shtrëngimi i duarve me e princin e kurorës Mohammed bin Salman pak para se ai të largohej nga Arabia Saudite u keqinterpretua në media.

“Dua të them se nuk ka asgjë, ata thjesht po e analizojnë të gjithë situatën … e kuptoj pse po përpiqen ta bëjnë këtë. Ata po përpiqen të marrin sa më shumë informacion që munden nga çdo gjë, gjë që është diçka që edhe ne po bëjmë gjithashtu”.

Loading...