DMSH: Në Maqedoni janë shuar katër zjarre, aktive edhe tre të tjera

Zjarret

 

Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim në bazë të të dhënave të marra nga sektorët rajonal për mbrojtje dhe shpëtim informon se në Maqedoni aktive janë tre zjarre ndërkaq janë shuar katër të tjera.

Aktiv është zjarri në Ohër në periferi të qytetit afër trafostacionit 110, në kompetenca të NP “Galiçica” nën largpërçuesin ku shpërthyen dy zjarre. Njëri është rrëzë malit, ndërsa tjetri më palrtë. Është djegur bari i thatë. Në vendin e ngjarjes ndodhen të punësuarit e NP “Galiçica”, 13 persona nga NJTZ me 3 automjete, Kryqi i Kuq, të punësuarit nga ndërmarrjet e tjera nga Ohri, 2 persona nga SRMSH Ohër dhe 1 automjet i SRMSH Strugë. Për momentin, siç informojnë nga Drejtoria, zjarri është lokalizuar, por nuk është shuar dhe të angazhuarit mbeten në terren. Pritet që gjatë natës zjarri të shuhet tërësisht.

Në territorin e komunës së Velesit, aktiv është zjarri i cili ishte vërejtur pasdite në rrethinë të fshatit Otovicë. Janë djegur 30 hektarë sipërfaqe – kullota dhe pyje me drunj të ulët. Në terren janë angazhuar NJTZ Veles me 3 automjete me 10 zjarrfikës, Pyjet e Maqedonisë me 20 persona. Shuarja e zjarrit është në fazë përfundimtare dhe pritet që në orët në vijim të shuhet tërësisht.

Në rajonin e komunës Rankovc ka shpërthyer zjar, i cili ende është aktiv, në lokacionin në fshatin Gulincë. Digjet pylli me drunj të ulët dhe bar të lartë. Zjarri ndodhet në kufi me komunën e Kumanovës. Sipas informatave më të reja 3 zjarrfikës nga SRMSH Kriva Pallankë dhe SRMSH Kumanovë në terren janë angazhuar 3 zjarrfikës nga NJTZ Rankovc, 4 zjarrfikës dhe 1 automjet nga NJTZ Nagoriçan i Vjetër, 5 persona nga komuna Rankovc, 5 persona nga Pyjet e Maqedonisë.

Tërësisht është shuar zjarri, i cili shpërtheu në mesditë në një sipërfaqe të hapur në afërsi të fshatit Kundino në vendin “Kundiska baraka”. Nga zjarri është përfshirë një sipërfaqe prej rreth 2,5 hektarë me barë të thatë dhe shkurre të vogla dhe rreth 0,5 hektarë fidanë të reja pishash. Nga ana e NJZT – Probishtip ëstë intervenuar me 1 automjet terreni dhe 2 zjarrëfikës. Zjarri në tërësi është shuar një orë pasi është regjistruar.

Është shuar edhe zjarr i cili shpërtheu në territorin e Resnjës gjatë natës së kaluar në afërsi të fshatit Carev Dvor në arë me grurë me sipërfaqe prej 1 hektari. Zjarri është shuar tërësisht në orën 2 pas mesnate. Në shuarjen e zjarrit morën pjesë gjashtë zjarrëfikës me 2 NJZ.

Në afërsi të fshatit Delogozhdë është paraqitur zjarr në sipërfaqe të hapur, i cili gjatë ditës është lokalizuar dhe tërësish është shuar.

NJTZ ka intervenuar në shuarjen zjarrit të barit të djegur në lagjen Bair me një automjet zjarrëfikës dhe dy zjarrëfikës prej orës 13:00 deri në orën 13:40 dhe zjarri është shuar.

Loading...