Aktuale
09/11/2015 00:58:05

Dnevnik: “Uniteti” projekt i BDI-së për t’i identifikuar jolojalët në parti

Ostreni_Ahmeti_268308984

Gazeta e përditshme “Dnevnik” shkruan se Partia e re Uniteti, e cila doli nga BDI-ja është truk midis bashkëpunëtorëve më të ngushtë liderit Ali Ahmeti dhe Gzim Ostreni kryetar i partisë së re, thuan nga BDI-ja. Qëllimi i Ahmetit ka qenë që ta testoj lojalitetin e funksionarëve ndaj partisë dhe politikave të BDI-së.

Kjo është vetëm edhe njëra prej informacioneve që partia e Ahmetit po i nxjerr në opinion pasi që Ostreni dhe deputeti Zulfi Adili ikën nga BDI-ja dhe e formuan Unitetin. Nga Uniteti demantuan çfarë do lloj loje midis Ahmetit dhe Ostrenit. Informacionet e këtilla për to, ashtu si thuan, janë vetëm vërtetim i asaj se drejtuesit e BDI-së frikësohen nga ikja e bashkë partiakëve në partinë e udhëhequr nga Ostreni.

Sulmet e shpeshtuara midis BDI-së dhe Unitetit janë paralajmërim se BDI-ja betejën kryesore do ta udhëheq kundër bashkë partiakëve të dikurshëm. Kjo nënkupton se Ahmetit do t`i ndodh situata e cila në disa cikle zgjedhore ishte një shenjë mbrojtëse për Menduh Thaçin, që të udhëheq betejën politike me parti dhe lider që dolën nga PDSH-ja si Imer Selmani, Rufi Osmani, Zijadin Sela.

Për vetëm një muaj pasi që Ostreni e zyrtarizoi ikjen nga BDI-ja dhe e formoi Unitetin, BDI-ja zyrtarisht dhe jo zyrtarisht plasoi disa teza për partinë e re. Fillimisht dolën me qëndrimin se Ostreni po bën parti i pakënaqur nga pozita e tij në BDI, dhe se djali i tij nuk ka arritur që të bëhet kryetar dege në Dibër. Menjëherë pas kësaj doli në opinion informacioni se Uniteti është prodhim i shërbimeve sekrete, që para zgjedhje të parakohshme parlamentare ta dobësoj BDI-në si një parti e mirë organizuar në bllokun shqiptar politik, pastaj doli informacioni se Uniteti është degë e LSDM-së.

Menjëherë pas formimit të Unitetit u plasua teza se partia e re është pjesë e strategjisë së BDI-së për votat e qytetarëve të pakënaqur që të mos përfundojnë te partitë opozitare, por te Uniteti, e cila do të bashkohet me BDI-në. Në këtë kontekst, BDI-ja përsëri shkon me informacionin se gjegjësisht Uniteti nuk është një subjekt i pavarur politik, por prodhim i marrëveshjes midis Ahmetit dhe Ostrenit. Poenta ka qenë që të kontrollohet lojaliteti i funksionarëve partiak, gjegjësisht të atyre që po e lëshojnë BDI-në dhe po ikin te Uniteti me qëllim që t`ia lehtësojnë zgjedhjen Ahmetit se cilët prej funksionarëve nuk meritojnë që të gjenden në listat për deputet.

Skemat e këtilla në mënyrë kategorike i mohuan nga Uniteti

“Propagandë e BDI-së janë të gjitha informacionet që deri më tani janë plasuar kundër Unitetit. Ne jemi e kundërta e tyre dhe jo rastësisht në të gjitha paraqitjet publike kërkojmë që prokuroria speciale të hetoj të gjitha krimet dhe korrupsionin e funksionarëve të BDI-së. Të gjitha spinet dhe dezinformatat tregojnë se drejtuesit e BDI-së frikësohen nga ikja e anëtarëve të tyre në Uniteti”, deklaroi Zulfi Adili.

Ostreni e mohoi se është dorë e zgjatur e Ahmetit

Edhe përskaj tentimeve, nuk arritëm që të marrim qëndrim nga Ostreni në lidhje me atë se Uniteti është një lojë midis tij dhe Ahmetit. Ostreni në disa paraqitje publike ka demantuar se është dorë e zgjatur e Ahmetit. Adili, nuk dyshon se BDI-ja, betejën kryesore zgjedhore do ta udhëheq në shkatërrimin e Unitetit, shkruan gazeta e përditshme “Dnevnik”.

To Top